Arrestohet edhe një aktivist tjetër i PSD-së, Molliqaj: Tendencë për disiplinim të kundërshtarëve

Aktuale

Arrestohet edhe një aktivist tjetër i PSD-së, Molliqaj: Tendencë për disiplinim të kundërshtarëve

Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 22:48
Pamje nga vendi i ngjarjes

Pas aktivitetit të PSD-së që u mbajt sot teksa kryeministri Kurti nisi fjalimin e tij në Forumin Ndërkombëtar “Ulpiana”, ku u arrestua aktivistja e kësaj partie, Donjeta Demolli, tashmë është prangosur edhe Gëzon Kastrati.

Kështu ka bërë me dije kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, i cili tha se kjo është tendencë për disiplinim të kundërshtarëve.

“Policia arrestoi edhe aktivistin Gëzon Kastrati. Përderisa përfunduam aksionin sonte me sukses, përveç Donjetës, policia arrestoi edhe aktivistin Gëzon Kastrati pa asnjë paralajmërim përderisa ishte në një nga rrugët afër stacionit policor”, shkroi ai në Facebook.

“Nuk kemi si ta shohim ndryshe përpos si tendencë për disiplinim të kundërshtarëve. Tash që Zajednica po përparon, kundërshtarët po tentojnë t’i heshtin. Nuk do t’ia dalin” – shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat