Lekaj thotë se Qeveria Kurti është e praktikantëve: S’ka zhvillim ekonomik

Aktuale

Lekaj thotë se Qeveria Kurti është e praktikantëve: S’ka zhvillim ekonomik

Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 23:59
Pal Lekaj

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë se Qeveria Kurti është qeveri e praktikantëve.

Në Edicionin Special në Klan Kosova, ai ka thënë se gjatë Qeverisë Kurti është shënuar regres i madh i zhvillimit ekonomik.

“Kjo do të thotë që këta ose nuk dinë, ose me të vërtetë i kemi quajtur me të drejtë praktikantë dhe po shkojnë e po e kryejnë mandatin si praktikantë”, ka thënë Lekaj.

“Nuk kursehet buxheti duke mbajtur paranë. Nëse nisemi nga inflacioni, nuk ka zhvillim ekonomik nëse nuk qitet paraja në lëvizje dhe mendoj që këtu është një regres tepër i madh i zhvillimit ekonomik”, ka shtuar ai.

Sipas tij, nuk duhet të jetë qeveria ajo që i grumbullon paratë dhe i len të vuajnë institucionet apo qytetarët.

“Paramendo, vitin e kaluar janë 700 milionë të pashpenzuara dhe çka kanë bërë, tani këtë vit e kanë ndryshuar komplet strukturën buxhetore dhe e kanë çuar paranë, shumicën, 32 për qind i kanë gjuajtur në subvencione dhe skema sociale. Çka do të thotë kjo? Do të thotë në krejt buxhetin e kanë ndërruar strukturën, në vend që të investohet më tepër në investime kapitale, këta kanë shkuar në subvencione ku ka shpërndarje të parasë shumë më të shpejtë edhe që nuk ka fare transparencë”, ka thënë deputeti Lekaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat