Sulmi në Banjskë përmbysi peshoren në favor të Kosovës – Ambasadori suedez lavdëron punën e Qeverisë

Aktuale

Sulmi në Banjskë përmbysi peshoren në favor të Kosovës – Ambasadori suedez lavdëron punën e Qeverisë

Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 06:10
Jonas Westerlund

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, ka thënë se sulmi në Bansjkë e ktheu peshoren në favor të Kosovës në dialogun për  normalizim.

“Pas 24 shtatorit në Banjskë, është ngritur më shumë zëri i serbëve të  Kosovës. Dhe unë mendoj se ne duhet t’i mbështesim ata zëra. Siç thashë edhe më parë, ngjarja në Banjskë e përmbysi peshoren në favor të Kosovës”, tha Westerlund.

Sipas tij tani presioni është shumë më tepër mbi Serbinë. Ndërkaq më parë ishte shumë më tepër në qeverinë Kurti. Pra ka një ndryshim.

“Banjska ishte një sulm i dhunshëm. E kemi thënë me kujdes. Përfaqësuesi i lartë, Borell e tha që ishte një sulm terrorist. Pra, është bërë shumë e qartë nga ana e Bashkimit Evropian”, tha Ambasadori Westerlund. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat