“Vetëvendosja” tenton të shtrijë pushtet edhe në Maqedoninë e Veriut

Aktuale

“Vetëvendosja” tenton të shtrijë pushtet edhe në Maqedoninë e Veriut

Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 08:25
Lëvizja Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje, angazhimin e tyre përveç se n Kosovë e Shqipëri është duke tentuar ta shtrijë edhe në Maqedoninë e Veriut.

Kryeministri Albin Kurti, që nga viti 2020, kishte bërë të ditur se pas Shqipërisë, Lëvizja Vetëvendosje do të fillonte iniciativën për shtrirjen e saj edhe në Maqedoninë e Veriut.

“Do të ketë Vetëvendosje në Kosovë, Shqipëri, diasporë dhe në Maqedoninë e Veriut që në përvjetorin e ardhshëm të mos flasë vetëm Boiken Abazi, por edhe dikush tjetër nga Shkupi, Tetova a Kumanova”, kishte thënë Albin Kurti ne fjalimin e mbajtur.

Mirëpo, nuk përjashtohet mundësia që një subjekt politik që del nga Lëvizja “Vetëvendosje” e Albin Kurtit të hyjë në garën zgjedhore në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut.

Tashmë kanë filluar edhe aktivitetet për themelimin e një subjekti juridik nga lëvizja në Kosovë, i cili do të regjistrohet në Maqedoninë e Veriut.

Ai pritet të udhëhiqet nga Bekim Qoku, këshilltari për marrëdhënie me Maqedoninë e Veriut i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, si dhe ish-diplomati dhe ish-kandidati për president të Maqedonisë së Veriut, Blerim Reka.

Në një prononcim njohësi i politikës në Maqedoninë e Veriut, Fatos Rushiti ka bërë të ditur se ka zëra atje se LVV do të nisë veprimin në Maqedoninë e Veriut.

“Flitet për ca emra që kanë qenë aktiv si ekspertë e opinionistë në lëmin e ekonomisë. Për njerëzit që fliten nuk kanë një begraund të fortë opozitar apo që opinioni i njeh për kauza të forta politike”, ka thënë Rushiti.

Partitë shqiptare po shpërndahen në tre ose katër blloqe në Maqedoni të Veriut thotë ai me afrimin e zgjedhjeve të cilat pritet të mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm.

“BDI si subjekti më i fortë politik që aktualisht është në pushtet, Aleanca për Shqiptarët si parti e dytë me 8 deputetë aktualisht duket se do të del e vetme ose eventualisht ne një nga partitë e reja politike Partia Demokratike Evropiane apo Partia Populli, ndërkaq blloku opozitar i fornuar tashmë mes Lëvizjes Besa partisë Alternativa dhe Partisë më të re e dalë nga BDI Lëvizja Demokratike. Koha është shumë e shkurtër që LVV që të forcohet tani në Maqedoni të Veriut dhe të hyjë në zgjedhje”, vijon ai.

Sipas Rushitit, Lëvizja Vetëvendosje në Maqedoninë e Veriut nuk pritet se do të ketë rezultat të mirë duke pasur parasysh figurat që fliten se do t’i prijnë këtij subjekti politik.

“Kur marrim parasysh terrenin politik me 9 parti politike shqiptare dhe figurat  që po fliten se do ti prijë LVV-së nuk japin shpresë se mund të “dhezë” kjo parti edhe në Maqedoni. Ml herët tek be ka pasur elemente më radikale të veprimit politik por që në fund kanë përfunduar ose me burgosje ose me linçim politik. Tjetra elementet e forta radikale në terren ende kontrollohen nga lideri i BDI-së Ali Ahmeti dhe nuk pritet që të kalojnë në taborr tjetër politik”, ka theksuar Rushiti.

Tutje ai ka theksuar se jo vetëm “LVV por, edhe ndonjë lëvizje tjetër progresiste që do të del me kauzë të fortë politike për të kërkuar barazi kushtetuese politike përtej Marrëveshjes së Ohrit do të ketë terren vetëm pas zgjedhjeve parlamentare e kjo i bjen në vjeshtën e vitit 2024”.

Në anën tjetër, gazetari nga mediumi TetovaSot, Nevrij Ademi ka thënë se kohë më parë kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar për iniciativën e subjektit politik në RMV.

“Nga viti 2019, kryeministri aktual i Kosovës dhe kryetari i LVV-së, Albin Kurti paralajmëroi iniciativën për themelimin e kësaj partie edhe në RMV por që në atë kohë heshti gjithçka përveç vizitave të Kurtit dhe disaherë ndërhyrjes me ose pa dashje të tij në problemet e brendshme politike të Maqedonisë së Veriut të cilat normal që e krijonin “hutinë” nëse Albin Kurti po interesohet për problemet e brendshme të Maqedonisë”, ka thënë Ademi.

Tutje ai ka theksuar se “së fundi burimet jozyrtare flasin që jozyrtarisht Lëvizja po mer hapa drejt formimit real të kësaj partie në Maqedoni ndërsa këshilltari politik i Albin Kurtit nga Maqedonia, Bekim Qoku thuhet se mund të jetë udhëheqës i kësaj partie në vendin tonë”.

Deri më tani ai thotë se nuk është shfaqur ndonjë reagim zyrtar nga partitë tjera shqiptare lidhur me këtë çështje, ndërkohë që asnjë hap konkret dhe zyrtar nuk është bërë.

“Ende nuk kemi parë asnjë reagim të partive tjera shqiptare pasi që nuk ka asnjë hap konkret dhe oficial por Qoku kohëve të fundit është parë të publikoj në profilin e ti takime me krerë të partive politike shqiptare në Maqedoni dhe kjo mund të asocoj në plane të ardhëshme sepse edhe në vetë shkrimet e Qokut thuhet se bisedohet për zhvillimet e reja politike në vendin tonë”, vijon ai.

Në rast se Lëvizja Vetëvendosje do të regjistrohej zyrtarisht si parti politike në Maqedoni, “disa shqetësime janë ngritur se ky veprim mund të shkaktojë ndarje të votave shqiptare në një kohë kur veçse janë formuar 7 parti politike shqiptare”.

Sipas tij kjo situatë do të rrezikonte “unitetin e votuesve shqiptarë dhe nuk do të ishte në favore të shqipëtarve”.

“Nëse veprimet e Kurtit do të jenë akoma nën hije pa mos pasur asgjë zyrtare dhe pa mos dalë në ‘mejdan’ atëherë kjo është ndërhyrje në punët e brendshme të vendit tonë dhe përdorimi i momenteve kritike politike për destabilizim. Nëse Kurti është i vendosur ai duhet që të del e të mat forcat”, ka përfunduar Ademi.

Ndryshe, lidhur me formën juridike apo natyrën e çështjes së “Vetëvendosjes” në skenën politike të Maqedonisë së Veriut, ende nuk ka ndonjë vendim përfundimtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat