Ramush Haradinaj: Nanë, urime ditëlindja e 50-të e Luanit

Aktuale

Ramush Haradinaj: Nanë, urime ditëlindja e 50-të e Luanit

Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 08:51
Ramush Haradinaj dhe nëna e tij, Ruka

Ramush Haradinaj, me rastin e ditëlindjes së vallit të tij hero, Luan Haradinaj, ka ndarë një fotografi me nënën e tij, Rukën.

Haradinaj i ka uruar nënës Rukë ditëlindjen e djalit hero, Luanit.

“Nanë, urime ditëlindja e 50-të e Luanit!”, ka shkruar Haradinaj krahas fotografisë me nënën.

Luan Haradinaj kishte rënë në njërën prej betejave të para të UÇK-së kundër forcave pushtuese serbe, më 6 maj 1997 në kufirin shqiptaro -shqiptar.

Beteja disa orësh me forcat serbe, derisa po e udhëhiqte një ekspeditë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në rrugën për të hyrë në Kosovë, i mori jetën njërit nga djemtë e familjes Haradinaj.

Në këtë ditë, Luan Haradinaj, bashkë me të vëllain Ramush Haradinaj dhe grupin e përbërë nga Fehmi e Xhevë Lladrovci, Selim Krasniqi e Ramiz Lladrovci, Abedin Rexha e Ilaz Kodra, Rafet Rama e Gani Rama, Emrush Xhemajli dhe Ali Ahmeti, u nisën për në Kosovë.

Trupi i Luan Haradinajt pushoi në Vlanë deri në çlirimin e Kosovës. Pas çlirimit trupi i tij u rivarros në Varrezat e dëshmorëve të kombit në vendlindje, në Gllogjan të Rekës, ku prehet i qetë, së bashku me 20 dëshmorët e vendlindjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat