Mbrojtja e afërt merr në përkujdesje Donika Gërvallën dhe Rashiqin, dy kërkesa të tjera po shqyrtohen

Aktuale

Mbrojtja e afërt merr në përkujdesje Donika Gërvallën dhe Rashiqin, dy kërkesa të tjera po shqyrtohen

Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 12:39
Nenad Rashiq dhe Donika Gërvalla-Schwarz

Përveç dy liderëve opozitarë Lumir Abdixhiku nga LDK-ja e Memli Krasniqi nga PDK-ja, në mbrojte të afërt të Policisë së Kosovës, janë marrë edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporë Donika Gërvalla-Schwarz e Nenad Rashiq ministër për Komunitete dhe Kthim.

Me gjithë insistimin e Indeksonline për të marrë konfirmim zyrtar për dy ministrat e qeverisë Kurti, një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

Mirëpo burime të besueshme kanë treguar se edhe dy ministrat janë duke u shoqëruar nga Njësia e Mbrojtjes së Afërt e Policisë së Kosovës.

Ky burim po ashtu ka treguar se edhe dy personalitete të tjera kanë bërë kërkesë në Drejtorinë e përgjithshme të Policisë së Kosovës për mbrojtje të afërt. Bëhet fjalë për nënkryetaren e Leposaviqit Dragana Milletiq dhe Enis Abdurrahami drejtori i ndërmarrjes “Trepça”.

Mirëpo sipas këtij burimi kërkesa e tyre për mbrojtje të afërt ende nuk është miratuar.

“Drejtoria e Policisë së Kosovës ende nuk e ka miratuar kërkesën për nënkryetaren e Leposaviqit dhe drejtorin e ndërmarrjes ‘Trepça.’ Këta që të dytë kanë pasur në vazhdimësi kërcënime dhe për këtë arsye kanë kërkuar mbrojte të afërt”, tha ky burim.

Ndryshe, pak ditë më parë asaj në veri i është djegur vetura, ndërsa drejtori i “Trepçës” ka marrë kërcënime në vazhdimësi siç është raportuar në media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat