Demolli që organizoi akisonin kundër Kurtit: S’mund të kalojë pa u vërejtur pranimi i “Zajednicës”

Aktuale

Demolli që organizoi akisonin kundër Kurtit: S’mund të kalojë pa u vërejtur pranimi i “Zajednicës”

Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 18:12
Donjeta Demolli

Aktivistja e PSD-së, Donjeta Demolli, e cila ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë ditë së enjte për shkak të aksionit që ka bërë në një organizim ku ka qenë duke marrë pjesë edhe Albin Kurti.

Demolli ka thënë se aksioni ka qenë i suksesshëm dhe se kanë arritur që të shpalosin parullën përmes të cilës thotë se kanë denoncuar faktin se “Kurti për hirë të pushtetit” po e krijon “Zajdenincën”.

 “Aksioni ishte i suksesshëm. Ne shpalosëm një parull, për të kundërshtuar një projekt shumë të dëmshëm që po finalizohet nga Kurti. E denoncuam edhe arsyen pse po ndodh. Për hirë të pushtetit po ndodh, nga ana e Kurtit. Në baner thuej “po e don pushtetin, po e bon Zajednicën”. E dëshmon qartë pozicionin e pushtetit. VV e ka kundërshtuar një projekt të tillë, ka thirrur qindra mijëra qytetarët për të kundërshtuar një projekt të tillë. Sot kur është në pyetje a do të jetë në pushtet apo ta bëjë Zajednicën, Kurti ka vendosur që të realizojë një projekt të tillë, një entitet të tillë që do të jetë pengesë për shoqërinë tonë me vite me radhë. Për mua dhe për PSD është e papranueshme. Refuzojmë që të kalojë një gjë të tillë pa u vërejtur. Dhe për këtë arsye e realizuam aksionin. Ishte i suksesshëm, ndërkohë kishte reagim të pajustifikueshëm nga mbrojtja e Kurtit”, ka thënë ajo.

E pyetur për mënyrën se si kishte arritur të futej, Demolli ka thënë se ka hyrë në organizim pa u vërejtur, ndërkohë që ka treguar se në organizime të tjera aktivistë të VV-së kontrollojnë gjithmonë para ngjarjeve, për të mos lejuar arkivistët e PSD-së që të mos futen.

“Gjithmonë bëhet skanim nëse aktivistët e PSD-së janë të pranishëm. Kemi pasur raste të shumta kur kemi tentuar të marrim pjesë, por s’jemi lejuar. Skanohet gjendja nga aktivistët e VV-së”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat