Rohde bashkë me ambasadorët gjermanë të rajonit vizitojnë Manastirin e Deçanit

Aktuale

Rohde bashkë me ambasadorët gjermanë të rajonit vizitojnë Manastirin e Deçanit

Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 20:09
Foto nga vendi i ngjarjes

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka njoftuar se të premten bashkë me kolegët e tij që janë ambasadorë në vendet e rajonit kanë vizituar Manastirin e Deçanit.

Ambasadori Rohde ka thënë se kjo vizitë është e paharrueshme, teksa ka njoftuar se në këtë mënyrë kanë përmbyllur konferencën rajonale të ambasadorëve gjermanë në rajon.

Gjithashtu ai ka falënderuar igumenin e Manastirit të Deçanit, Sava Janjic për mikpritjen dhe diskutimin që kanë pasur.

Ndryshe, Rohde dhe ambasadorët e tjerë gjermanë gjatë ditës janë pritur në takim edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ambasadori Rohde në platformën “X”, ka shpërndarë një fotografi nga takimi, teksa ka pohuar se kanë diskutuar për çështjet rajonale.

“Së bashku me kolegët gjerman nga rajoni dhe Berlini, e nisa ditën me një diskutim nxitës për çështjet rajonale dhe rrugën drejt Bashkimi Evropian”, ka shkruar ambasadori.

Tutje, ai ka falënderuar kryeministrin Kurti për dialogun, siç ka shkruar ai, të thellë dhe të sinqertë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat