Ҫitaku: Zyrtarët e sanksionuar nga SHBA-ja, nuk kanë vend në institucione publike

Aktuale

Ҫitaku: Zyrtarët e sanksionuar nga SHBA-ja, nuk kanë vend në institucione publike

Nga: H.O. Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 20:15
Vlora Çitaku

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku në një postim të saj në facebook, ka thënë se zyrtarët publik të Kosovës që sanksionohen nga SHBA-ja nuk kanë vend në institucione publike.

“Zyrtarët publik të Kosovës të cilët sanksionohen nga SHBA për përfshirje në afera korruptive nuk duhet të kenë vend në Institucione Publike. Pikë”, shkruan Vlora Ҫitaku.

Rasti i fundit si i tillë, ishte ai me Nexhat Krasniqi, i cili u sanksionua nga SHBA-ja për korrupsion.

Mirëpo, edhepse u pezullua nga pozita e drejtorit të prokurimit, është caktuar përkohësisht drejtor i Departamentit të Infrastrukturës Rrugore, në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat