Haliti zbërthen mesazhet kërcënuese që Radoiçiq u dërgoi politikanëve

Aktuale

Haliti zbërthen mesazhet kërcënuese që Radoiçiq u dërgoi politikanëve

Më: 18 nëntor 2023 Në ora: 16:57
Milan Radoiçiq

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka folur në Euronews Albania në lidhje me mesazhet kërcënuese që Radoiçiç u ka dërguar politikanëve në Kosovë.

Haliti tha se sipas informacioneve që ai disponon, mesazhi i Radoiçiç u drejtohet liderëve politikën Kosovë, të cilët i kërcënon me vdekje nëse do preken banesa e tij në veri të Mitrovicës dhe restoranti..

Haliti tha se ky mesazh është në duart e policisë dhe ndaj së fundmi liderët e opozitës në Kosovë janë marrë në mbrojtje nga uniformat blu.

“Unë kam informacione anësore jo të drejtpërdrejta, mesazhi i është dhënë një personi që ka qenë i obliguar nga Radoiçiç me kërcënimin se nëse nuk e dërgon në polici, ai do ta informojë policinë e Kosovës dhe Serbisë që nuk ka informuar. Siç duket ka qenë dhe i dehur, sepse në Rashkë ku po qëndron bashkë me simpatizantët e futbollit, kanë nisur të bëhen problem dhe për banorët.

Mesazhi është i tillë, “do t’i vrasim liderët dhe politikanët në Kosovë nëse e prekin banesën time në Mitrovicën e Veriut dhe restorantin”.

Vilën aty nuk e ka përmendur, besoj dhe për faktin se vila është e bërë në kundërshtim me ligjin dhe nuk ka leje ndërtimi.

Policia e Kosovës pas këtij mesazhi i ka marrë në mbrojtje disa nga politikanët e Kosovës. Janë dy të kërcënuar por deri tani në mbrojtje janë marrë dy, kryetarin e Partisë Demokratike zotin Krasniqi dhe kryetarin e Lidhjes Demokratike”, tha Haliti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat