Lushaku-Sadriu në prag të Konventës del pro Abdixhikut: Vizionar, lartësuesi i themeleve rugoviane

Aktuale

Lushaku-Sadriu në prag të Konventës del pro Abdixhikut: Vizionar, lartësuesi i themeleve rugoviane

Më: 18 nëntor 2023 Në ora: 17:56
Lumir Abdixhiku dhe Jehona Lushaku-Sadriu

Kryetarja e Forumit të Gruas në LDK, Jehona Lushaku-Sadriu, në prag të Konventës së kësaj partie ka lavdëruar kryetarin aktual Lumir Abdixhiku, duke thënë se ai është dëshmuar se i duhet edhe LDK-së edhe Kosovës.

“Ideatori i rimëkëmbjes së partisë; lartësuesi i themeleve rugoviane; vizionari i Rrugës së Re për një Kosovë më të mirë, është kryetari që ka dëshmuar se i duhet LDK-së e Kosovës, Dr. Lumir Abdixhiku.  Nder e kënaqësi me përfaqësu ai sot partinë, nesër shtetin”, ka shkruar ajo në Facebook.

Sipas njoftimit të mëhershëm të LDK-së, konventa do të mbahet të dielën nga ora 17:00, në Sallën e Sporteve në Pallatin e Rinisë.

Deri më tash i vetmi person që do ta sfidojë kryetarin aktual, Lumir Abdixhiku, për ta parin e LDK-së, është Faton Bislimi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat