Tërnava: Ҫështjes së sigurisë duhet t’i jepet prioritet thelbësor

Aktuale

Tërnava: Ҫështjes së sigurisë duhet t’i jepet prioritet thelbësor

Nga: H.O. Më: 18 nëntor 2023 Në ora: 19:34
Hajrullah Tërnava

Njohësi i sigurisë dhe ish zëvendësministri i MPB-së, Hajrullah Tërnava ka thënë se Ministria e Punëve të Brendeshme është institucioni më i autorizuar i një shteti që e jetëson Kushtetutën dhe Ligjet e atij shteti në tërë territorin e saj dhe duke e pasur ato kompetenca kushtetuese, si institucion i MPB-policia përkushtohet që punëtorët e saj, të jenë mirë të përgatitur dhe të furnizuar me armë moderne të kohës, dhe shteti e ka për detyrë që t’i përkrah policinë dhe shërbimet tjera brenda këtij institucioni, dhe t’iu mundësoj që ata me të ardhurat e tyre materiale t’iu sigurojnë jetërat e familjarëve të tyre.

“Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveqla, ka deklaruar se buxheti për ARM i kësaj ministrie është rritur për 97%, për Policinë e Kosovës është rritur 17 %, ndërsa për ASHI është rritur për 16%. Ai deklarohet se: “Kemi blerë më shumë autoblinda sesa kemi gjetur në gjithë historinë e Policisë së Kosovës”. Një shtet i pavarur si Kosova, në rrethanat që po na preokupojnë, e sidomos kur jemi në konflikt permanent me një shtet nacionalist sikur që është Serbia, gjithsesi se ҫështjes së sigurisë duhet t’i jepet prioritet thelbësor, sepse përvojat shekullore me këtë shtet na dëshmojnë se ky shtet nacionalist që me shekuj ka krye masakra ndaj popullatës tonë, dhe prap edhe në keto rrethana vazhdon me po të njëjtat politika nacionaliste që t’i arrij ato qëllimet e saja, e që më 24 shtator 2023 me sulme terroriste në Banjskë, e sulmoj sovranitetin e shtetit tonë, ku në brendësi vrau një polic dhe dy të tjerë u plagosën, por falë përgatitjeve luftarake të policisë dhe aftësive të tyre, arritën t’i zmbrapsin ata sulmues dhe një numër i tyre i konsiderueshëm edhe u vranë nga policia e jonë në brendësinë territoriale të Kosovës dhe mbrëmë prapë pati sulme me bombë dore në brendësinë e territorit të Kosovës, te ndërtesa e Kombeve të Bashkuara në pjesën veriore të Mitrovicës pranë AMSS”, vlerëson Tërnava.

Ai thotë më tutje, këto sulme janë shenjë që Serbia i nxit popullatën serbe që të shkaktojnë situata të acaruara konfliktuoze për të i arritur qëllimet e përvetësimit të atyre komunave të veriut dhe për t’ia dëshmuar Rusisë se është në përkrahje të saj, e që është duke i qëndru si i vetmi shtet në Evropë, në perkrahje të luftës që është duke e zhvillu ndaj Ukrainës.

“Prandaj, ne jemi të mësuar me ato politika serbe nacionaliste që me shekuj na kanë shkaktu gjenocide të shumta në të kaluaren dhe sikur t’i jepen ato komuna të veriut Serbisë, prapë do të kishim probleme me Serbinë, se edhe disa komuna serbe që janë në brendësi të Kosovës, edhe për ato komuna Serbia do të kërkonte Asociacione dhe do të na shkaktonte probleme të ngjajshme që po ballafaqohemi qe mbi 23 vite për këtë ҫështje, prandaj pa u arritur njohja reciproke mes këtyre dy shteteve, gjithnjë edhe në të ardhmen do të kemi probleme dhe konflikte të ngjajshme me atë të sulmit në Banjskë të Zveçanit, dhe lehtë mund të ndodhë që ky konflikt të zgjerohet edhe në luftë aktive, por garantues i sovranitetit në ato pjesë të veriut është KFOR që është si pjesë e NATO-së, dhe Serbia e ka përvojen e saj me NATO-n, të qartë në vitin 1999 që ishte e bombarduar dhe u detyru që ta nënshkruaj kapitullimin e saj me marrëveshjen e Kumanovës”, thekson Tërnava për ‘Bota sot’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat