Pa kundërkandidat, Lumir Abdixhiku rizgjidhet kryetar i LDK-së

Aktuale

Pa kundërkandidat, Lumir Abdixhiku rizgjidhet kryetar i LDK-së

Më: 19 nëntor 2023 Në ora: 07:43 Përditësuar në ora: 17:33 më 19.11.2023
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku

​Abdixhiku rizgjidhet kryetar i LDK-së: Do ta ushtroj këtë detyrë me sjellje rugoviste

Lumir Abdixhiku ka marrë besimin edhe për një mandat në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kjo iu besua në Kuvendin zgjedhor të kësaj partie ku morri votat e333 delegatëve, aq edhe sa ishin të pranishëm.

Abdixhiku ka qenë kandidati i vetëm për kryetar të LDK-së për një mandat katër-vjeçar, edhe pse interesimi për të kandiduar për të parin e LDK-së ishte edhe nga Faton Bislimi, i cili sërish ka dërguar shkresa pranë komisionit të kandidaturave, por të njëjtit nuk i është lejuar pasi një gjë të tillë nuk ia lejon rregullorja.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku tha se do ta ushtrojë këtë mandat katërvjeçar me sjellje rugoviste.

Abdixhiku: Do ta ushtroj këtë detyrë me sjellje rugoviste dhe besim në LDK

“Faleminderit nga zemra për këtë besim do të ushtrojë këtë detyrë dhe këtë poërgjegjësi me sjellje rugoviste dhe besim në LDK “, tha ai.

Abdixhiku gjatë Kuvendit, deklaroi se zgjedhjet në këtë parti janë një festë dhe se kuvendi i sotëm zgjedhor është përcaktues i fatit të Republikës së Kosovës.

Ai para delegatëve të LDK-së akuzoi qeverisjen Kurti duke thënë se Kosova vazhdon të pranojë goditje të vazhdueshme dhe se po udhëhiqet nga popullistë.

Abdixhiku: Republika e Kosovës sot udhëhiqet nga popullistë mosbesues të saj

“Republika e Kosovës sot udhëhiqet nga popullsitë mos besues të saj nga një gjuhë polarizuese, ndarëse e përçarëse, që nuk lejon vendin tonë të bëj hapa të mëdhenj. Republika e Kosovës sot pranon goditje të vazhdueshme.57:14 Polarizimi i shënuar i shoqërisë i shtyrë nga një qeverisje popullise, e ndarëse, jo vetëm që ka thyer kohezionet thelbësorë për rritjen e vet shtetit, por gjithashtu ka mbytur frymën kolektive të shoqërisë, si dhe ka mbytur aspiratat individuale të secilit. Ajo që dikur ishte një shoqëri e lidhur për nga një histori dhe aspiratat e përbashkëta, tani e gjen vetën në grackë e retorikës përçarëse dhe hendekut ideologjik .. 58:14 Një vend ku përmend më shumë vitin 2013 sesa vitin 2030 nuk ka as mendjen as energjinë ta bëjë të ardhmen … 58:44Projekti ynë identitar i një Kosove të pavarur e sovrane të anëtarësuar në NATO dhe BE, e në miqësi të përhershme me SHBA, është në kërkim të veprimit tonë politik”, u shpreh ai.

Ai shtopi se sot përfundon gara e tyre e brendshme dhe nis beteja për Republikën e Kosovës, ku pati edhe një mensazh për të gjithë qytetarët.

Abdixhiku: Sot nis beteja për Republikën e Kosovës

“Sot gara e brendshme e jonë përfundon, sot nis beteja për Republikën e Kosovës, sot në zgjedhje gjejmë festë, pas zgjedhjeve ringritemi si një dhe në këtë ri ngritje tonën mos u ndaleni të luftoni e të përpiqeni për atë që mendoni se është e drejt për republikën tonë, për atdheun tonë, për Kosovën. Secili ndryshim i madh nis nga një guxim individual për të shënuar faqe të reja të historisë... nxiteni këtë ndryshim për veten, rrethin tuaj, fëmijët tanë dhe Republikën e Kosovës. Ky mesazh le të jetë thirrje për çdo rugovistë, çdo të djathtë, çdo patriot në Kosovë dhe në mërgatë, le të bëhemi bashkë, le t’i shtrim dorën njëri tjetrit të gjitha regjionet, të gjitha brezat, të gjitha anët, le të rreshtohemi për një ide dhe një ëndërre që sot kërkon angazhimin tonë momental, le të ndërtojmë shtëpinë tonë demokratike, lidhjen tonë politike, lidhjen tonë demokratike, le t’i japim vetën një organizim politikë si asnjëherë më parë, e Kosovës, gjeneratave të tashme dhe të ardhme, shtetin që e kemi ëndërruar gjithherë” , tha ai.

Dy vjet e gjysmë më parë, Abdixhiku shtoi se mori zotimin për të udhëhequr partinë. Ai kujtoi edhe procesin zgjedhor të 14 shkurtit, ku LDK kishte rënie në vota.

Abdixhiku: Vendosem të mos dorëzohemi

“Dy vite e gjysmë më parë ne u gjendem para një sfide të pazakonshme për ne dhe vetë republikën, duke dal nga një rezultat zgjedhor që lundronte mbi ne si më i ulëti historik, të përballur me popullizmin me masa të pa arritura më parë, ne vendosëm të rëndojmë mbi vete jo dorëzimin e akomodimin por peshën e përgjegjësisë dhe domosdoshmërisë së hapjes të një faqe të re drejt së ardhmes, dhe kjo faqe e re ishte thjeshtë e bukur“, tha Abdixhiku.

Abdixhiku shtoi se gjatë kësaj kohe kanë nisur punën edhe për lidhjen me mërgatën. Ai para delegatëve theksoi se gjatë kësaj kohe kanë organizuar edhe takime konsultative me mediat dhe shoqërinë civile.

​Abdixhiku pas rizgjedhjes përshëndet mbështetësit e LDK-së

Lumir Abdixhiku ka marrë sot mandatin katërvjeçar në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai pas përfundimit të punimeve të Kuvendit të dhjetë Zgjedhor të LDK-së ka dalë për të përshëndetur qytetarët, kryesisht mbështetës të kësaj partie, të cilët ishin mbledhur te Pallati i Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet.

Para zgjedhjes në krye të partisë së dytë më të madhe opozitare në vend, Lumir Abdixhiku, deklaroi se zgjedhjet në këtë parti janë një festë dhe se kuvendi i sotëm zgjedhor është përcaktues i fatit të Republikës së Kosovës. 

​Abdixhiku rizgjidhet kryetar i LDK-së

Kuvendi Zgjedhor i LDK-së sot ka zgjedhur kryetar të kësaj partie, Lumir Abdixhiku.

333 delegatët e pranishëm në këtë kuvend kanë votuar pro kësaj kandidature.

Abdixhiku ka qenë kandidati i vetëm për kryetar të LDK-së për një mandat katër-vjeçar.

Faton Bislimi sërish ka dërguar shkresa pranë komisionit të kandidaturave, por të njëjtit nuk i është lejuar pasi një gjë të tillë nuk ia lejon rregullorja

“Zgjedhjet në LDK janë festë”, thotë Abdixhiku në Kuvendin Zgjedhor të partisë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se zgjedhjet në LDK janë festë sepse ato manifestojnë themelin e besimit të tyre ideologjik.

Ai, në fjalimin e tij në Kuvendin e Dhjetë Zgjedhor të LDK-së, ka theksuar se anëtarët e këtij subjekti janë ndjekës të presidentit historik dhe themeltarit, Ibrahim Rugova.

“Kjo festë është edhe më madhështore sepse në vete përmban pjesëmarrjen e 35 mijë anëtarëve tanë në proceset zgjedhore të partisë. Ky nivel i masivizimit demokratik është shenjë jo vetëm e një vitaliteti partiak, por edhe shenjë e një thirrjeje, e një kushtrimi të anëtarësisë si pritje e tyre ndaj secilit prej nesh”.

“Këtë pritje duhet ta ushtrojmë siç dimë ne si të djathtë, patriotë, mbi të gjitha si ndjekës të arkitektit të Republikës, atit themeltar të Kosovës, presidentit historik doktor, Ibrahim Rugova”, ka thënë Abdixhiku.

331 vota kundër kandidimit të Faton Bislimit për kryetar të LDK-së

Faton Bislimi nuk i lejohet që të kandidojë për kryetar të LDK-së në Kuvendin e 10-të Zgjedhor.

Ai nuk arriti t’i futet garës për të rivalizuar Lumir Abdixhikun, pasi i njëjti nuk ishte as delegat në Kuvendin e 10-të të LDK-së dhe sipas statutit të LDK-së, Bislimit nuk i lejohet kandidimi për kryetar, njofton Klankosova.tv.

Kandidimi duhet të bëhet vetëm gjatë punimeve në Kuvend dhe pastaj Kuvendi zgjedh komisionin kandidues.

Statuti e saktëson se delegatët e kanë autoritetin për kandidaturat. Në Kuvendin e përbërë nga 333 delegatë sa ishin të pranishëm në sallë, 331 votuan kundër tij.

Abdixhiku kujton veprimtarët e LDK-së: Qofshim të aftë ta ruajmë atë që ndërtuat ju

Lumir Abdixhiku, ka mbajtur fjalimin e tij në Kuvendin e 10-të Zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai ka nderuar lart veprën e themeltarëve të kësaj partie, të atyre që janë gjallë dhe të atyre që nuk jetojnë më.

Numri një aktual i LDK-së, kujtoi në veçanti veprën e presidentit historik, Ibrahim Rugova.

“Qofshim të aftë ta ruajmë atë që ndërtuat ju”, tha Abdixhiku.

LDK-ja sot po e mban Kuvendin e radhës Zgjedhor, ku do të zgjidhjen strukturat udhëheqëse të këtij subjekti.

Në garë aktualisht për të parin e Lidhjes Demokratike janë, kryetari aktual Lumir Abdixhiku dhe Faton Bislimi.

Mbetet të shihet se kush do ta drejtojë LDK-në për katër vjetët e ardhshme.

​Muhaxheri: Ata që nuk kanë marrë pjesë në procesin zgjedhor, nuk janë kandidat

Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri komentoi pretendimin e Faton Bislimit për të qenë kandidat për kryetar të LDK-së.

Muhaxheri: Ata që nuk kanë marrë pjesë në procesin zgjedhor, nuk janë kandidat

"A keni dëgjuar ndonjë parti që ndodhë te vije dikush tjetër dhe të thotë po dua të bëhem kryetar i partisë dhe të bëhem delegat. Shko pyeteni këta në LVV a ka bërë vaki, ose në PDK ose në Aleancë...

Ke qenë pjesë po nuk ke marrë pjesë në proces zgjedhor, nuk je kandidat", Muhaxheri.

Pretendentët për të parin e LDK-së shkojnë Kuvendin Zgjedhor

Kryetari i tanishëm i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili është kandidat sërish për kryetar të partisë bashkë me Faton Bislimin, ka hyrë në sallën ku do të mbahet Kuvendi Zgjedhor.

Abdixhiku hyri i pari në sallë dhe pas tij shkoi edhe Bislimi.

Ukë Rugova shfaqet në Kuvendin Zgjedhor të LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajt sot Kuvendin e saj zgjedhor. Aty është parë edhe djali i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, Ukë Rugova.

LDK sot pritet të zgjedh kryetarin e këtij subjekti.

Prej orës 17:00 është paralajmëruar një konvente e këtij subjekti, ku pritet të marrin pjesë struktura nga gjithë vendi.

Lumir Abdixhiku pritet të rizgjedhet edhe për një mandat kryetar i kësaj partie.

​Kandidatura për kreun e LDK-së, Faton Bislimi: Varet nga vota e delegatëve

Faton Bislimi deklaroi se kandidatura e tij varet nga vota e delegatëve. Sipas tij, vetëm Ibrahim Rugova është i patejkalueshëm.

Ai para nisjes së Kuvendit Zgjedhor të LDK-së, u shpreh se është i angazhuar që të paraqesë ofertën e tij për këtë parti.

Bislimi: Është në dorën e delegatëve të vendosin

"Ideja e krejt angazhimit tim është për t’ia dhënë ofertën time LDK-së. As nuk dua të paragjykoj rezultat, as nuk dua të paragjykoj asgjë tjetër. Është në dorën e delegatëve të vendosin, le të jetë kjo ditë tamam festë për LDK-në, sepse një LDK e fortë i duhet Republikës së Kosovës", shtoi ai.

Bislimi nuk ka dashur të paragjykojë në lidhje me kandidaturën për kreun e LDK-së, duke thënë se kjo varet nga vota e delegatëve.

Bislimi: Nuk dua të paragjykoj

"Nuk dua të paragjykoj në asnjë moment. Kuvendi nuk ka filluar ende. Çfarëdo që do të deklaroja tani, do të ishte një paragjykim... Është e drejtë e zotëri Abdixhikut dhe secilit tjetër të ofrojë diçka më shumë për LDK-në. Krejt çka unë dua të bëj, është të jap ofertën time për LDK-në. Pjesa tjetër është në duart e delegatëve të LDK-së", shtoi ai.

Bislimi, i cili po synon kandidaturën e kryetarit, shtoi se vetëm ish-presidenti Ibrahim Rugova është i patejkalueshëm.

Bislimi: Vetëm Ibrahim Rugova është i patejkalueshëm në LDK

"Vetëm një emër i patejkalueshëm në LDK dhe ai është Ibrahim Rugova. Tjetër janë të tejkalueshëm, janë pjesë e procesit. Shumë mirë që janë pjesë e procesit", përfundoi ai.

Ndryshe, LDK mban sot Kuvendin e dhjetë Zgjedhor. Në garë për kryetar të partisë janë kreu aktual i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga LDK-ja, Faton Bislimi.

Bislimi ka njoftuar se nëpërmjet një shkrese zyrtari u ka bërë me dije Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, se ka vendosur që në Kuvendin e dhjetë të LDK-së, do të paraqesë para delegatëve, kandidaturën për kryetar të partisë.

Lumir Abdixhiku kishte marrë drejtimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) më 14 mars 2021, përballë dy kundërkandidatëve tjerë, nënkryetarit Lutfi Haziri dhe anëtarit të kryesisë, Besian Mustafa. LDK është partia e dytë më e madhe opozitare në vend. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat