​Tahiri: Kosova të bëhet atdheu siç e ëndërrojmë të gjithë ne

Aktuale

​Tahiri: Kosova të bëhet atdheu siç e ëndërrojmë të gjithë ne

Më: 19 nëntor 2023 Në ora: 14:13
Xhafer Tahiri

Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Tahiri në hyrje të Kuvendit Zgjedhor të LDK-së, ka thënë se ky organizim është pas një pune të madhe dhe procesi zgjedhor ku kanë marrë pjesë mbi 38 mijë anëtarë.

Tahiri: Kosova të bëhet atdheu siç e ëndërrojmë të gjithë ne

“Pas një procesi zgjedhor ku kanë marrë pjesë mbi 38 mijë anëtarë të LDK-së dhe sot do të zgjedhim kryetarin e LDK-së dhe pastaj në konventën programore do të aprovohet rruga e re si projekt zhvillimor, si një ide e re, si një projekt që ka në qendër zhvillimin e projekteve të mëdha infrastrukturore, në mënyrë që Kosova të bëhet atdheu siç e ëndërrojmë të gjithë ne”, tha ai.

Në garë aktualisht për kryetar të LDK-së janë: Lumir Abdixhiku dhe Faton Bislimi.

Mbetet të shihet se kush do ta drejtojë partinë për katër vitet e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat