Kuvendi i LDK-së/ Bajqinovci reagon ashpër, përmend disa gjëra nga e kaluara me PDK-në!

Aktuale

Kuvendi i LDK-së/ Bajqinovci reagon ashpër, përmend disa gjëra nga e kaluara me PDK-në!

Nga: M.H. Më: 19 nëntor 2023 Në ora: 15:18
Mefail Bajqinovci

LDK po mbanë sot koventën për liderin e partisë.

Në lidhje me këtë ka reaguar deputeti nga LVV, Mefail Bajqinovci.

Ai u shpreh se LDK-ja e lidershipit të ndërruar vetëm në formë dhe e konsoliduar në prapaskenë me rrënjët e përbashkëta me PDK-në, përcjell “Bota sot”.

Sipas tij, në komunikimin politik e publik, bëjnë përpjekje titanike të duken si Albini, e në veprime politike, të duken sa ma PDK që është e mundshme.

Postimi i plotë

LDK-ja e lidershipit të ndërruar vetëm në formë dhe e konsoliduar në prapaskenë me rrënjët e përbashkëta me PDK-në, ku si gjithmonë, i bëjnë bashkë oligarkët ballkanik, sot e ka një konventë së cilës, më shumë se glamurozitetit, i shkëlqen shterpësia e ideve e vlerave.

Të përhumbur në kohë dhe në hapësirë Lumiri, studenti i dëgjueshëm, bashkë me Përparimin kaotik, janë në hall të madh.

Në komunikimin politik e publik, bëjnë përpjekje titanike të duken si Albini, e në veprime politike, vlera e sjellje (bashkepunimi me oligarket) të duken sa ma PDK që është e mundshme.

Pra, këtë konventë qartazi mund ta përkufizojmë si konventa ku shkruhet një pjesë e mirë e epitafit të vlerave politike të LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat