Reagon përsëri Tomë Gashi, publikon kallëzimin penal ndaj Sylë Hoxhës: Pse s’është marrë në pyetje, Albulena Haxhiu ka të drejtë

Aktuale

Reagon përsëri Tomë Gashi, publikon kallëzimin penal ndaj Sylë Hoxhës: Pse s’është marrë në pyetje, Albulena Haxhiu ka të drejtë

Nga: N. Sh. Më: 20 nëntor 2023 Në ora: 15:54
Tomë Gashi dhe Astrit Dehari

Avokati Tomë Gashi ka reaguar përsëri, pasi sot ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është marrë në pyetje nga Prokuroria.

Gashi përmes një postimi në Facebook, thotë se minsitrja Haxhiu ka të drejtë, duke shtuar se drejtësi paralele nuk mund të ketë.

Avokati ka publikuar edhe një kallëzim penal që i kanë bërë ish-kryeprokurorit Sylë Hoxha rreth tre vite më parë, por që sipas tij, ende nuk ka asnjë përgjigje.

Ai pyet se pse nuk është marrë në pyetje Hoxha?

Postimi i plotë:

Ministrja e Drejtësisë znj. Albulena Haxhiu ka të drejtë - drejtësi paralele s’mund të ketë!

Pse s’është marrë në pyetje ish-Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, z. Sylë Hoxha, përkundër që ka tentuar ta mbyllë rastin si vetëvrasje vetëm 13 ditë pas vrasjes së Astrit Deharit? Pikërisht për këtë çështje kam paraqitur kallëzim penal për vepren penale ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’ kundër z. Sylë Hoxha, me datë 15.02.2021 - gati 3 vite më parë - dhe ende asnjë përgjigje!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat