Presidentja mohon se ka blerë shtëpi të dytë në “Marigona Hill”, thotë se ka blerë në Australi

Aktuale

Presidentja mohon se ka blerë shtëpi të dytë në “Marigona Hill”, thotë se ka blerë në Australi

Më: 20 nëntor 2023 Në ora: 17:17
Prindon Sadriu dhe Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mohon se ka blerë shtëpi të dytë në lagjen luksoze “Marigona Hill”.

Në reagimin e Zyrës së Presidentes pohojnë se bashkëshorti i presidentes, Prindon Sadiu ka blerë shtëpi në Australi.

Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes thekson se Osmani ka vetëm një shtëpi në lagjen “Marigona Hill”, e që sipas tyre vlera nuk është gjysmë milionë euro, por duke mos treguar vlerën e saktë.

Tutje, në reagimin e tyre thuhet se bashkëshorti i presidentes, Prindon Sadiu ka blerë shtëpi në Australi. Siç thonë ata, blerja është bërë nga shitja e dy shtëpive të tjera.

“Presidentja e ka vetëm një banim në varg në atë lagje, e cila nuk e ka vlerën gjysmë milion euro, ndaj as përafërsisht nuk është blerë në atë vlerë. Të gjitha informatat janë në deklarimet vjetore të pasurisë. Paparaci po i keqpërdorë informatat e banimit në varg të bashkëshortit të Presidentes që gjindet në Australi, (i cili është blerë nga shitja e dy shtëpive të tjera), për ta paraqitur atë si gjoja shtëpi të dytë në Marigona Hill”, thuhet në reagimin e Zyrës së Presidentes.

Media sot gjatë ditës ka raportuar se Zotëriu i Parë, Prindron Sadriu është bërë pronar i një shtëpie të re në ‘Marigona Hill’, katër vjet pasi ai dhe presidentja Vjosa Osmani deklaruan kontraktimin e shtëpisë së parë në lagjen luksoze në Hajvali të Prishtinës.

Prejardhja e pasurisë për blerjen e kësaj shtëpie ka ardhur nga shitja e shtëpisë së Prindon Sadriut në Australi, nga shitja e shtëpisë së prindërve të tij si dhe nga kursime e hua familjare, ka deklaruar Osmani.

Në formular, presidentja ka deklaruar se shtëpia është në pronësi të bashkëshortit të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat