Deklarata e Pavarësisë së Kosovës vendoset në zyrën e kryetarit të komunes arbëreshe në Kalabri të Italisë

Aktuale

Deklarata e Pavarësisë së Kosovës vendoset në zyrën e kryetarit të komunes arbëreshe në Kalabri të Italisë

Më: 20 nëntor 2023 Në ora: 20:37
Enver Hoxhaj

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, po qëndron që disa ditë në Kalabri të Italisë, ku po takon shumë arbëreshë.

Në një postim të tij të fundit në Facebook, deputeti i PDK-së Enver Hoxhaj, ka shkruar për një vizitë të sotme që e bëri bashkë me Elmi Reçicën, në Komunën e San Demetrio Corone, apo shqip Shën Mitrit.

Përmes këtij postimi dhe përmes një videoje ai ka treguar nga atje se ka vizituar këtë komunë dhe aty ka parë Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës të vendosur në zyrë të Kryetarit të Komunës San Demetrio Corone në Kalabri të Italisë.

“Edhe sot, kur vizituam Bashkinë, Kryetari i Bashkisë ishte nga Macchia Albanese, nga vendlindja e De Radës, ndërsa Drejtori komunal, Demetrio Di Martio na foli shqip, duke na treguar që krahas punës në komunë, ai merret edhe me kultivimin e muzikës arbëreshe. Pjesë e identitetit arbëresh tash është edhe Kosova e pavarur, e për të treguar identitetin e tyre shqiptar krahas flamurit shqiptar dhe heroit kombëtar Skëndërbeut, inxhinieri Di Marrio më tregoi vendin ku me shumë krenari ishte vendosur Deklarata e Pavarësisë së Kosovës në zyrën e kryetarit të Bashkisë!”, ka shkruar Hoxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat