A ka pasur krahë të fluturojë Radojiçiqi nga Banjska? – Matoshi pyet Dugollin e VV-së

Aktuale

A ka pasur krahë të fluturojë Radojiçiqi nga Banjska? – Matoshi pyet Dugollin e VV-së

Më: 20 nëntor 2023 Në ora: 21:58
Halil Matoshi, Enver Dugolli

Publicisti, Halil Matoshi e ka pyetur deputetin e VV-së, Enver Dugolli se përse siç tha ai e kanë lënë që të ikë Milan Radojiçiqin nga Banjska.

“Pse u leshu, a ka flurutu ai, a ka pasur krahë a çka ka ndodhë”, ka pyetur Matoshi.

Deputeti Dugolli ka thënë se operacioni ka qenë i policisë dhe se është mëkat që të dyshohet në policinë e Kosovë.

Matoshi ka thënë se nuk ka thënë që policia e ka lënë Radojiçiqin që të ikë Radojiçiqi por politika, duke iu referuar qeverisë Kurti.

“Pasha qetë natë se skeni ditë”, i ka thënë Matoshi, Dugollit për sulmin në Banjskë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat