“Alarm për situatën e shtuar” – Dugolli: Kurti nuk i bën deklarimet “shkel e shko”

Aktuale

“Alarm për situatën e shtuar” – Dugolli: Kurti nuk i bën deklarimet “shkel e shko”

Më: 20 nëntor 2023 Në ora: 22:06
Enver Dugolli

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli ka thënë për kryeministrin e vendit se ai nuk bën deklarata vetëm “shkel e shko”.

“Pra më lejoni që të diskutojë se krymenistri i vendit Albin Kurti asnjëherë nuk ka thënë deklarata shkel e shko por në përgjithësi këto deklarime bazohen ne informacione ai i merr ne baza ditore, dhe janë të bazuar në ato që i merr si informacione”, ka thënë ai.

Po ashtu ai ka thënë për situatën në veri të vendit e cila ndodhi më 24 shtator ishte vetëm një alarm për situatën e shtuar.

Një përplasje e fort ka ndodhur në mes komentatorit politik Ardian Çollakut dhe deputetit të LVV-së Enver Dugollit , ku Çollaku i’u është drejtuar deputetit se SHBA-ja nuk ka ndërruar qëndrim për Zajednicën por LVV-ja.

“Amerika kurr nuk ka ndërruar qëndrim për Zajednicë, ka ndërruar Albin Kurti dhe  LVV-ja edhe pikë”, ka thënë Çollaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat