Tahiri thotë se Kurti është dorëzuar sa i përket Asociacionit, nuk po di me i thënë jo më

Aktuale

Tahiri thotë se Kurti është dorëzuar sa i përket Asociacionit, nuk po di me i thënë jo më

Më: 20 nëntor 2023 Në ora: 23:47
Edita Tahiri

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në Dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, tha se kryeministri Albin Kurti njëherë i ka thënë jo Asociacionit, derisa sipas saj tani e ka ndërruar bindjen duke i thënë po dhe se sipas saj nuk po din të thotë jo më për asgjë.

 Tahiri foli për pranimin e Asociacionit nga ana e kryeministrit Albin Kurti, për çka tha se është dorëzuar komplet para kësaj kërkese të cilën e kishte kundërshtuar në të kaluarën.

“Jo, jo, jo, jo thoshte Kurti, pastaj Po, po, po, nuk po din me thënë jo më, është dorëzuar komplet, pse? Është i padijshëm. Nuk ka njohuri politike, nuk ka njohuri as praktike, as shkencore për marrëdhënie ndërkombëtare, as për negociata. Është një njeri i cili e shfrytëzoi lirinë, që është në rregull, pra u ngrit me protesta që ia krijuam ne lirinë, që është në rregull, por në rregull është, është demokratike.

Se Kurti ka mundur bashkë me neve me luftu se ka qenë 20 vjeçar. Çka ka bërë? Kurrgjë hiq, një, nejse protesta po por po flasim veprimtari shtetbërje nuk ka bërë asgjë dhe në fund u bë aq i zhurmshëm sa edhe në Shqipëri u formuan degët e VV-së. I besonin që do të bëjë bashkimin kombëtar. Çfarë ndodhi ditën që u bë kryeministër, e vizitoi Shqipërinë, drejt te Skënderbeu në Lezhë, i tha nuk e bëjë dot bashkimin kombëtar, s’ma lejon Kushtetuta. Pra krejt këto janë ato dështimet do të thosha jo vetëm të Kurtit, ai po e dështon Kosovën se sa për të se s’ka problem a fiton a nuk fiton prapë, por Kosova sinqerisht shumë keq i ka punët”, u shpreh Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat