Zelensky paralajmëroi luftë në Ballkan/ Berisha: Gjithçka mund të ndodhë

Aktuale

Zelensky paralajmëroi luftë në Ballkan/ Berisha: Gjithçka mund të ndodhë

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 18:12
Bekë Berisha

Presidenti i Ukrainës, Vlodymyr Zelensky, ka bërë thirrje që t’i kushtohet vëmendje më e madhe rajonit të Ballkanit, ku bën pjesë edhe Kosova, pasi sipas tij, ka informacione se Rusia po planifikon të nisë një luftë për ta larguar vëmendjen nga Ukraina.

Rusia mund të krijojë kriza të reja në Ballkan dhe Moldavi në mënyrë që të largojë vëmendjen e botës nga lufta në Ukrainë, ka thënë presidenti ukrainas të enjten gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët nga Afrika, shkruan “Novinite”.

Paralajmërimi ukrainas po i duket i drejtë deputetit të AAK-së Bekë Berisha.

“Në Ukrainë po ndodh një luftë e rreptë. Krejt Ukraina po rrafshohet me tokë. Ai paralajmëron që mundet me ndodh diçka në Ballkan. Ka të drejte sepse ndikimi rus, qëllimi është ku ka ndikim me hap vatra që Ukraina me u harru dhe me mbet në mëshirën e Rusisë. Dihet se sa ka mëshirë Rusia”. 

Berisha thotë se mund të ndodh skenari për të cilin sinjalizoi Zelensky.

“Në këtë botë të trazuar, çka të bjen ndërmend me fol keq, pinë ujë. Mundet me ndodh. Nuk ka kontroll kurrgjë. Luftërat po ndodhin. Çdo paralajmërim i keq është i mundshëm. Institucionet e sigurisë i marrin me shumë seriozitet”. 

“Është jashtëzakonisht e mundshme që munden të prodhohen sulme tjera. Serbia ka qenë e involuar direkt me këto grupe terroriste. Kjo e bën çështjen edhe më serioze”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat