Berisha: Kurti e pranoi Asociacionin

Aktuale

Berisha: Kurti e pranoi Asociacionin

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 18:19
Bekë Berisha

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pranuar moti se në Planin evropian ka Asociacion të komunave me shumicë serbe, madje edhe drafstautin e BE-së.

Ai ka deklaruar se brenda aneksit të të zbatimit të marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve, ka Asociacion, meqë neni 10 thotë se të dy palët e konfirmojnë obligimin e tyre për të zbatuar marrëveshjet e kaluara që ngelen valide dhe të obligueshme.

Deputetit Bekë Berisha, pranimi nga ana e Kurtit, po i duket normal.

“E kam pa si diçka reale, duke e njohur kryeministrin Kurti, shpresoj të mos përsëriten lider të tillë që përçajnë popullin kaq shumë. Shpresoj që mos të marr përkrahje kaq të madhe një njeri që krejt çka ka fol rren. S`jam i befasuar. Ka pranuar Zajednicë, për të cilën janë vra njerëz t`u e kundërshtuar”.

Ai kritikoi partitë opozitare, PDK dhe LDK, që sipas tij s`po kanë guxim ta rrëzojnë Kurtin nga pushteti.

“Po del që ka qenë mashtrimi me i madh që i ka ndodh vendit. Problemi është tek frika e kësaj opozite që po e bëjnë luftën kush me dal i dyti dhe jo se i kemi  me rrëzu këtë qeveri dhe me punu për vendin. Këta po këqyrin kush me dal i dyti”, u shpreh Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat