“Pjesë e skenarit për të krijuar një psikozë lufte”, i quan Berisha paralajmërimit e Kurtit

Aktuale

“Pjesë e skenarit për të krijuar një psikozë lufte”, i quan Berisha paralajmërimit e Kurtit

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 18:31
Hisen Berisha

“Edhe tash nëse ndodhë sipas paralajmërimeve të Kurtit, është në suazat e programit skenarit për të krijuar një psikozë luftë, frikë të qytetarët dhe me e arsyetu implementimin e marrëveshjeve të dëmshme për këtë vend”.

Paralajmërimi i kryeministrit, Albin Kurti, se në Rashkë të Serbisë, po shihet një riorganizim i grupit paramilitar dhe terrorist të Millan Radoiçiq, me mbështetje dhe udhëheqje të shtetit serbe është pjesë e një skenari sipas deputeti të PDK-së, Hisen Berisha.

E ky skenar, “është i atyre të akterëve që janë ulur në tavolinën e bisedimeve”.

“Mund të jetë i të gjithë akterëve që ulën në tavolinë dhe influencohen nga jashtë, se aty nuk ulen veç me kokën e vet, po kanë edhe influencimin nga jashtë. Vuçiq përfaqëson satelitin e Rusisë në Ballkan…. Edhe nëse ndodhë nesër një sulm kryeministri po e din, NATO po e din, Be-ja po e din. Po thotë edhe në Rashkë janë duke u stërvitur edhe e e din kush, Radojoçiqi, të cilin ky e ka leju me u largu prej Banjskës, po stërvit njerëzit me ardh në Kosovë”, ka thënë Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat