Kadriaj: Prej 1 janarit qytetarët me çdo kusht do të gjejnë mënyra për t’u larguar nga Kosova

Aktuale

Kadriaj: Prej 1 janarit qytetarët me çdo kusht do të gjejnë mënyra për t’u larguar nga Kosova

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 18:48
Mustafë Kadriaj

Ekonomisti Mustafë Kadriaj ka thënë se nga 1 janari i vitit të ardhshëm, qytetarët e Kosovës ne çdo kusht do të gjejnë mënyra për të emigruar dhe për t’u ndaluar në vendet perëndimore.

Kadriaj tha se Qeveria e Kosovës ka dështuar që t’u ofroj mirëqenie në gjërat elementare siq janë pagat e rregullta dhe sigurimet shëndetësore, gjë të cilat i ofrojnë shtetet perëndimore sipas tij.

Kadriaj tha se një valë të ikjes së qytetarëve nga Kosova do ta shkaktoj edhe gjendja ekonomike, mungesa e mirëqenies dhe çmimet e larta.

Ai këto konstatime i bëri duke e komentuar deklaratën e kryeministri Albin kurti, i cili gjatë ditës tha se rritja ekonomike gjatë vitit 2023 ka qenë 3.8.

“Është e natyrshme si çdo kryeministër edhe ky të ketë fjalë superlative në vetën e parë, edhe tjerët kryeministra e kanë pas të njëjtën qasje, nuk kanë shiku t’i gjejnë gabimet por secili i ka dhënë vetes të drejtë të flas në superlativ për veten dhe qeverinë. Edhe ky po vazhdon me të njëjtën mënyrë. Edhe pse kur flasim si ekonomist për gjendjen aktuale, ti mundësh tërë ditën të shprehësh shifra, por Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar Kosovën e kanë paraqitur jo mirë. Por edhe raporti i progresit ka dhënë vërejtje për Kosovën tek pjesa e investimeve, ti ku po e sheh atë rritje nëse ky llogarit rritjen duke pretendu që përmes importit e ka mbushur arkën e shtetit, ky ka qenë kritiku më i madh derisa ka qenë në opozitë që nuk do ta mbushim arkën përmes importeve por përmes investimeve, tatimeve të biznesit vendor, të prodhuesit vendor. Por tani kur flasim prodhuesit vendor nuk janë aspak më mirë se më herët. Vet fakti që kaloi sezoni i verës dhe nuk kemi pas prodhime vendore, edhe ministri i bujqësisë ka thënë se ka investuar më shumë se çdo ministër, por kaloj sezoni i verës dhe asnjë produkt nuk ka pas ulje të çmimit por ka hyrë dhe ka dalë sezoni dhe çmimet e produkteve nuk janë ulur”, tha Kadriaj.

Ndërsa sa i përket mirëqenies së qytetarëve, Kadriaj tha se kjo matet edhe me kushtet në shëndetësi dhe çdo sektor, të cilat sipas tij nuk janë të kënaqshme, gjë që kanë bërë që vala e largimit nga Kosova prej 1 janarit 2024 mund të jetë e madhe.

“Kur flasim tek pjesa e sektorit privat dhe shëndetësia sepse tek pjesa e mirëqenies kur flasim, tregues ekonomik është edhe pjesa e shëndetësisë, sa ka infrastrukturë etj. qytetari që për me qenë kënaqësia për me jetu në atë shtet ose atë vend. Ndërsa nëse e marrim këtë pikë nëse ndalemi, gatishmëria e qytetarit si asnjëherë më parë nuk ka qenë më e lartë për tu larguar nga vendi dhe çdokush duke paraqitë panik që 1 janari do të jetë një lloj vale”, tha Kadriaj.

Ndërsa, i pyetur nëse do të ketë rrezik për ikje të qytetarëve në numër të madh, Kadriaj tha se qytetarët do të gjejnë mënyra për t’u ndalur në vendet perëndimore.

“Qytetarët me çdo kusht do të gjejnë mënyra për tu ndalur atje, pa marrë parasysh përmes të afërmeve, e gjejnë një punë për 1 muaj 2 dhe pastaj ai punëdhënësi u bënë një kontratë pune, vlerësoj që ata do të tentojnë për tu ndalur sepse me këtë lloj liberalizimi që e ka dhënë Evropa, nuk ka menduar aspak për neve por vetëm për vete sepse është për turizëm, por kjo ekonomia e përhimt është gjithmonë aktuale ka qenë në perëndim dhe është që bizneset tentojnë të marrin fuqi punëtore më të përshtatshme dhe është doza e rrezikut që do të ndale, dhe nëse kryeministri thotë se qytetarët do të shkojnë dhe kthehen, deri më tani kush ka shkuar në perëndim, doza e kthimit është e papërfillshme, pjesa dërmuese janë ndalur atje sepse pagat janë stabile dhe sigurimi shëndetësor. Ndërsa këto dyja në Kosovë nuk janë, gjë që është dashur ky kryeministër t’i realizoj këto dy kërkesa si parakusht për t’i ndaluar qytetarët që të ikin nga Kosova”, tha Kadriaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat