"Nëse Serbia hyn në luftë me NATO-n, bëhet hi" - Matoshi drejtuar Shalës

Aktuale

"Nëse Serbia hyn në luftë me NATO-n, bëhet hi" - Matoshi drejtuar Shalës

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 21:11
Halil Matoshi

Në Kanal10, është duke u diskutuar për mundësinë e luftërave të reja në ballkan, publicisti, Halil Matoshi ka thënë se nëse Serbia hyn në luftë me NATO-n atëherë do të bëhet hiri.

“Serbia ka nënshkruar kapitullimin në Kumanovë, në vitin 1999 dhe nuk guxon me hy në luftë me NATO-n se bëhet hi”, tha Matoshi.

Ai tutje i është drejtuar Shalës se po mbjellin frikë te gjeneratat e reja, sipas tij ky është paragjykim prej tutes.

Shala pyeti Matoshi se përse hyri në Banjkë në se nuk hyn në luftë?

Matoshi iu përgjigj duke thënë se ata kanë hyrë se kanë mendu që Kurti është i pafuqishëm sepse u përplas me Amerikën dhe se kanë mendu me shfrytëzu një vakum në raportet SHBA-Kosovë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat