Sejdiu: I kemi 500 mjekë të papunë, Komunat i keqpërdorin vendet e lira të punës

Aktuale

Sejdiu: I kemi 500 mjekë të papunë, Komunat i keqpërdorin vendet e lira të punës

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 00:00
Pleurat Sejdiu

Kryetari i odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, tha aktualisht në Kosovë janë rreth 500 mjekë të papunë, derisa shtoi se Komunat e Kosovës të cilat e kanë në kompetencë punësimin e mjekëve në nivelin sekondar, i keqpërdorin vendet e lira të punës duke mos punësuar staf të mjaftueshëm.

Sejdiu tha se secili ministër i shëndetësisë apo secila qeveri duhet ta ketë prioritet këtë çështje.

“Prandaj në këto kushtet e punës dhe punësimi do të duhej të jetë prioritet i çdo qeverise, ministri të shëndetësisë vetëm fakti që ne kemi mbi 500 mjekë të cilët janë të papunë tregon shumë ky është ai kontingjenti i cili do të shkoj por se arsyet nëse mblidhen këto të gjitha së bashku kryesore apo ajo çka është evidente tek mendja e këtyre kolegëve të rinj është se nuk shohin një perspektivë në të ardhmen në profesionin e mjekut në Kosovë’, tha Sejdiu.

Ai tha se me mungesën e mjekëve në spitalet rajonale, është mbingarkuar edhe QKUK-ja.

“Në shumë komuna përkundër faktit që Ministria e Shëndetësisë i ka ndarë 300 vende të reja të punës në sistemin shëndetësor ku në një parim ku zakonisht është një ekip mjekësor i përbërë nga tre punëtorë shëndetësor: 1 mjek dhe 2 teknikë medicinal, ne e kemi një kalkulim që do të duhej të punësohen sivjet 100 mjekë, nuk besoj që kjo është arrit nga ana e komunave pasi që ata vazhdimisht ankohen për mungesë të mjekëve e në të vërtetë janë duke i keqpërdorur këto vende të punës që i ipen në dispozicion nga ana e qeverisë qendrore, por tani kemi edhe një mungesë të disa lëmive në sistemin sekondar, spitalet rajonale dhe mbingarkesë e QKUK-së”, tha ai

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat