Rrustemi: Serbia po vazhdon përpjekjet për destabilizim, i vetmi vend në rajon që furnizohet me sisteme raketimi nga Kina

Aktuale

Rrustemi: Serbia po vazhdon përpjekjet për destabilizim, i vetmi vend në rajon që furnizohet me sisteme raketimi nga Kina

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 00:27
Adnan Rrustemi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka thënë se situata për sa i përket sigurisë në vend aktualisht është mjaft serioze.

Ai ka thënë se Serbia, pavarësisht dështimit më 24 shtator në Banjskë, nuk i ka ndalur tentimet për destabilizim.

“Serbia po vazhdon përpjekjet për destabilizim të Kosovës. Më 24 shtator sulmi i dështoi, por kjo nuk do të thotë që ata kanë pushuar sulmet.

Se sa është situata serioze aktualisht, Rrustemi tha “që Serbia nuk ka ndryshuar qëllimet për destabilizim. Ajo po furnizohet nga Rusia. Serbia është i vetmi vend në rajon që blen e përdor sisteme raketimi kinez”.

Sipas Rrustemit, Bashkësia Ndërkombëtare duhet sa më parë ta sanksionojë Serbinë.

“Këto grupe terroriste nuk kanë pushuar së planifikuari për të cenuar territorin e Kosovës. Autoritetet e Kosovës janë vigjilente, të kujdeshme në mbrojtjen e rendit kushtetues dhe integritetin territorial”, u shpreh ai.

Rrustemi tha se edhe vizita e Shefit të NATO-s, Jens Stoltenberg në rajon, tregon për seriozitetin e situatës.

Deputeti i VV-së, tha se “nuk është çështje e panikut, por për të shtuar vëmendjen”, situata aktuale.

“Serbia nuk është e interesuar për të vazhduar rrugën përpara, madje as për anëtarësim në BE me këto sjellje”, tha ai.

Për sa i përket zgjedhjeve në veri, se a do t’i lejojë Kosova, Rrustemi ka thënë se “nuk ka ndryshuar asgjë prej herës së fundit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat