Qeveria shpallë thirrjen publike për subvencionim të pajisjeve efiçiente

Aktuale

Qeveria shpallë thirrjen publike për subvencionim të pajisjeve efiçiente

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 15:33
Foto nga vendngjarja

Ministria e Ekonomisë sot ka shpallur thirrjen publike për subvencionim të pajisjeve efiçiente për ngrohje në mbështetje të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme financuar nga Bashkimi Evropian (BE). Masat u prezantuan nga kryeministri Albin Kurti, Alessandro Bianciardi nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Artane Rizvanolli ministre e Ekonomisë dhe nga Rozeta Hajdari, ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

“Këtë vit për herë të parë po investohet me 35 milionë euro në këtë sektor, shuma më e madhe e investuar më Kosovë. E kemi nisë programin për eficiencë për banime sociale dhe kemi vazhduar me termoizolim dhe pajisje shtëpiake”, deklaroi Kurti.

Lufta në Ukrainë, sipas tij,  ka shkaktuar luhatje në sektorin e energjisë dhe kjo tregon sa i rëndësishëm, siç tha Kurti, është për t’u mbështetur ky sektor. “Lansimi i programit tregon përkrahjen e vazhdueshme të miqve tanë ndaj Kosovës”, ka deklaruar kryeministri Kurti.

Ndërsa ministrja Rizvanolli foli për rëndësinë sektorit të energjisë dhe investimet në efiçiencë.

“Masat janë të hapur nga sot dhe përshijnë pompat termike, kaldaja me biomasë, stufa me biomasë etj. Këto janë te rëndësishme sidomos tashme në sezonin e dimrit kur ngarkesa është me e madhe”, tha ajo.

Ndërsa Rozeta Hajdari, ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë kërkoi nga qytetarët që të aplikojnë në këtë thirrje, për ulje të kostos së shpenzimeve.

“Në kemi hartuar një strategji për mbështetje të bizneseve e cila synon  adresimin e çështjeve që janë në interes të këtij sektori. Ne shohim se sektori privat ka potencial të pashpalosur  dhe synojmë të shndërrojmë industrinë prodhuese drejtë një industrie të gjelbër”, deklaroi ajo.

Ndërsa Alessandro Bianciardi nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, tha se BE është duke e financuar në sektorin e energjisë, e kjo ndihmë do të vazhdoj edhe vitin tjetër me subvencionime të tjera. “Presim qe këto masa të kenë sukses dhe të ndihmoj Kosovën në tranzicionin energjetik”, deklaroi ai.

Ndryshe, masat që janë prezantuar sot synojnë mbështetjen e bizneseve mikro, të vogla dhe të mesme, si investim në instalimin e pajisjeve efiçiente për ngrohje, e të cilat përfshijnë: Pompë termike; Kondicioner/klimë efiçiente (pompë termike ajër-ajër të tipit inverter me efiçiencë të lartë); Kaldaja me biomasë (dru, pelet, briket); Stufa individuale me biomasë.

Vlera e subvencionimit për një pajisje pompë termike është njëzet për qind (20%) e vlerës investive, apo deri në 2000 €. Kurse, për bizneset në pronësi apo në bashkëpronësi të grave nga pesëdhjetenjë për qind (51%) e tutje, vlera e subvencionimit është njëzetepesë për qind (25%) e vlerës investive dhe deri në 2000 €.

Kondicioner/ klimë (pompë termike ajër-ajër të tipit inverter me efiçiencë të lartë), vlera e subvencionimit për një pajisje është njëzet për qind (20%) e vlerës investive, apo deri në 1000 €. Për bizneset në pronësi apo në bashkëpronësi të grave nga pesëdhjetenjë për qind (51%) e tutje, vlera e subvencionimit është njëzetepesë për qind (25%) e vlerës investive dhe deri në 1000 €.

Kaldaja me biomasë (dru, pelet, briket), subvencionohet dyzet për qind (40%) e vlerës investive, dhe deri në 2000€. Për bizneset në pronësi apo në bashkëpronësi të grave nga pesëdhjetenjë për qind (51%) e tutje, vlera e subvencionimit është dyzetepesë për qind (45%) e vlerës investive dhe deri në 2000 €.

Ndërsa, stufa individuale me biomasë, vlera e subvencionimit për një (1) pajisje është dyzet për qind (40%) e vlerës investive dhe deri në 500 €. Për bizneset në pronësi apo në bashkëpronësi të grave nga pesëdhjetë e një për qind (51%) e tutje, vlera e subvencionimit është dyzetepesë për qind (45%) e vlerës investive dhe deri në 500 €.

Pajisjet që blihen para datës së shpalljes së thirrjes nuk do të subvencionohen.

Aplikimi për subvencionim është  e ndarë në dy faza dhe në të dy fazat aplikimi bëhet online përmes platformës e-Kosova: https://rks-gov.net/476

Afati i fundit për aplikim për fazën e parë është 21 ditë kalendarike nga dita që hapet thirrja, pra deri më datën 12 dhjetor 2023 ose deri në shpenzimin e buxhetit të alokuar për këtë thirrje. Aplikimet e pranuara në fazën e parë do të shqyrtohen bazuar në parimin “kush aplikon i pari, shërbehet i pari”. Ndërsa, afati i fundit për fazën e dytë është deri me datën 10 janar 2024.

Informatat e plota të thirrjes mund t’i gjeni në linkun: https://me.rks-gov.net/.../1Draft-final-21-11-2023-NMVM...

Për më shumë informacione dhe sqarime shtesë rreth fazave të aplikimit mund të drejtoheni me shkrim në email adresën:  [email protected]

Apo të kontaktoni në numrat e telefonit: 038 200 215 89 / 038 200 215 55, nga e hëna deri të premten, duke filluar nga ora: 08:30-12:00 dhe nga ora 13:00-16:00.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat