Eksperti i sigurisë: Serbia e ka të ndaluar të ndërhyjë ushtarakisht në Kosovë

Aktuale

Eksperti i sigurisë: Serbia e ka të ndaluar të ndërhyjë ushtarakisht në Kosovë

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 16:12
Aleksander Vuçiq

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala i ka komentuar deklaratat e kryeministri Kurti, i cili tha se në pjesën e Serbisë ka aktivitete ushtarake, shton se nuk duhet të jetë shqetësim për Kosovën.

Shala thotë se në Serbi gjendet një zyrë e NATO-s në Beograd dhe për çdo ushtrim janë të njoftuar që shteti serb ta njoftoj atë zyre.

Shala thotë se është e ndaluar me marrëveshjen e Kumanovës që Serbia të ndërhynë ushtarakisht në Kosovë.

Shala në emisionin N’pikë në DTV, shton se Kurti i ka përshkruar më shumë mjetet ushtarake të cilat i ka Serbia.

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat