Reagon kryetari i komunës së Suharekës pas grabitjes së armatosur në Suharekë: Po punohet në zbardhjen e rastit

Aktuale

Reagon kryetari i komunës së Suharekës pas grabitjes së armatosur në Suharekë: Po punohet në zbardhjen e rastit

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 17:25
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka reaguar pas grabitjes së armatosur në një argjendari në Suharekë, me ç’rast një polic mbeti i plagosur

Muharremaj shkroi se ka biseduar me Komandantin e Policisë për këtë rast dhe është njoftuar se po punohet në zbardhjen e rastit.

Postimi i plotë:

Sapo bisedova me Komandantin e Policisë, për rastin e grabitjes në një lokal në Suharekë, dhe u njoftova se po punohet në zbardhjen e rastit.

Apeloj nga të gjithë që ta ruajmë qetësinë dhe të presim raportimin zyrtar.

Uroj që ky rast të mos përseritet kurrë në të ardhmen.

Bali Muharremaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat