2 mijë e 222 vetura me targa ilegale janë regjistruar në RKS

Aktuale

2 mijë e 222 vetura me targa ilegale janë regjistruar në RKS

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 17:47
Ilustrim

Nga momenti kur Qeveria e Kosovës mori vendim për zgjatjen e afatit për regjistrimin e automjeteve me targa ilegale, në ato RKS, janë regjistruar 2 mijë e 222 vetura.

Kështu deklaroi Veton Elshani, ushtruesi i detyrës së drejtorit të policisë për rajonin e veriut.

“2222 vetura të regjistruara deri më sot”, tha Elshani.

Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës në mbledhjen e 28 tetorit, afati për regjistrimin e automjeteve me targa ilegale serbe është shtyrë deri më 1 dhjetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat