Stavoci i reagon ashpër Petkoviqit: Ka kaluar koha kur Serbia bënte manovra politike në dëm të Kosovës

Aktuale

Stavoci i reagon ashpër Petkoviqit: Ka kaluar koha kur Serbia bënte manovra politike në dëm të Kosovës

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 18:25
Jeta Statovci

Deputetja e Parlamentin të Kosovës, nga partia Guxo, Jeta Statovci, i ka reaguar ashpër  Drejtorit i ashtuquajtur i zyrës për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Statovci në një postim në Facebook, ka shkruar se ka ikur koha dhe nuk do të kthehet më, ku Serbia bënte manovra politikisht në dëm të Kosovës.

Sipas deputetes, Serbia nuk po lejohet të organizojë zgjedhje në shtetin tonë sepse këtë ajo po do ta bëjë, jo për t’i ofruar mundësi serbëve të Kosovës që të ushtrojnë të drejtën e votës por që të minojë sovranitetin dhe shtetësinë e Kosovës.

Postimi i plotë:

Ka ikur koha e nuk do të kthehet më, për Serbinë që të manovrojë politikisht në dëm të Kosovës.

Kosova nuk mund të lejonte pafundësisht veprime politike të Serbisë në dëm të sovranitetit të vet.

Serbia nuk po lejohet të organizojë zgjedhje në shtetin tonë sepse këtë ajo po do ta bëjë, jo për t’i ofruar mundësi serbëve të Kosovës që të ushtrojnë të drejtën e votës por që të minojë sovranitetin dhe shtetësinë e Kosovës.

Serbia jo demokratike ka dashur gjithë kohës që duke u kamuflluar pas serbëve të Kosovës e të drejtave të njeriut, në fakt të cenojnë të drejtat kolektive tona që si qëllim kanë mohimin deri në zhbërjen e shtetit të Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat