Deputetja britanike akuzon Perëndimin për sulmin në Banjskë, thotë se “kanë pasur dëshmi se po futeshin armë në veri”

Aktuale

Deputetja britanike akuzon Perëndimin për sulmin në Banjskë, thotë se “kanë pasur dëshmi se po futeshin armë në veri”

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 19:41
Alicia Kearns

Perëndimi duhet hequr sanksionet Kosovës; por edhe nga diçka tjetër duhet hequr dorë: “qasja e qendërzuar ndaj Beogradit”.

Kështu i tha Alicia Kearns, deputetja britanike dhe një nga mbështetëset më vokale të Kosovës, gzaetës prestigjioze “Financial Times” përmes një interviste telefonike.

Kearns përdor tonet tejet të ashpra ndaj shteteve të QUINT-it, për të cilët thotë se “po dështojnë të tregojnë se kanë kurriz” në gadishullin ballkanik, “por edhe po dështojnë të marrin mësimet se si ndalohet Rusia”.

Njëjtë, thotë ajo, “siç nuk acarohej Rusia (para shkurtit 2022) në kurriz të vendeve përreth” tash është gjendje e atillë edhe me Serbinë në Ballkan, përkatësisht “mosacarimin” e saj,

“Financial Times” rikujton paralajmërimet e Kearns se po kontrabandoheshin armë përmes autoambulancave në veri të Kosovës dhe po vendoseshin nëpër manastire; paralajmërime këto që rezultuan të jenë të vërteta.

“Kutjojeni atë çfarë kam thënë në qershor”, i thotë tash Kearns FT-së. “Armë po vinin përmes autoambulancave nga Serbia në Kosovë, dhe po vendosin nëpër kisha. Dhe, çfarë kemi parë? Armë që qartësisht kanë ardhur nga Serbia…dy nga terroristët që vdiqën atë ditë ishin shoferë ambulance. Dhe, ku u fshehën? Në ambulanca”.

Kearns ka folur edhe për kritikat dhe linçimin e ashpër që i ka ardhur duke filluar prej Presidentin të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mëpastaj nga qeveria serbe dhe mediat e afërta me ta, ka shumëçka për të thënë.

Por, ajo e ka të qartë që “një president të kërcënojë një deputete thjesht është pasqyrim i pasigurive të Aleksandar Vuçiq dhe komentet e mia goditën tamam”.

“Kur synon që të mashtrosh, kujdes se çfarë rrjete do të thurësh”, thotë Kearns referuar Vuçiqit.

Veç kësaj, Kearns shprehet edhe më e prerë se “nuk ka shenja që grupet e krimit të organizuar që operojnë brenda Kosovës të jenë ndalur”.

“Nuk ka shenja as nga pala serbe…që i ka zvogëluar dëshirat e saj në Kosovë”.

Ajo tha se perëndimi duhet të përdorë më shumë nga provat që kishte dhe të godasë rrjetet e kontrabandës së armëve.

“Komuniteti ndërkombëtar i ka pasur këto prova – dhe ka një zgjedhje për të bërë të ditura disa prej tyre” tha ajo. “Problemi është qetësimi (marrja me të mirë) i Beogradit”.

Duhet mbajtur presion mbi Beogradin, tha Kearns.

“Ne nuk mund ta pranojmë premisën se Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën,” tha ajo. “Kosova nuk mund të braktisë aspiratat për integrim të plotë [perëndimor]”, ka përfunduar Kearns.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, në një intervistës për CNN News 18 këtë ditë pas sulmit terroristë të Banjskës, pati thënë se “(Alicia Kearns) pati të drejtë” dhe se ato informacione “kanë qenë të sakta”. Kështu duke konfirmuar në plotni pretendimet e deputetes britanike.

Sveçla, pyetur për të thënat e Kearns, tregonte se njëri nga të vrarët prej palës terroriste “ishte shofer ambulance” ndërsa njëri prej të arrestuarve është “teknik mjekësor në spitalin e Mitrovicës së Veriut”. Po, thotë Sveçla, lëvizja e lirë e personelit mjekësor në ato zona “po keqpërdorej për aktivitete terroriste”.

“Ajo (Kearns) kishte të drejtë. Atë që tash dimë është se një nga terroristët e vrarë ishte shofer i ambulancës. Një nga të arrestuarve terroristë është teknik mjekësor në Spitalin e Mitrovicës së Veriut. Qartazi kjo lëvizje e lirë e personelit mjekësor, ato po e përdornin për aktivitete terroriste”, tha ministri.

Për Sveçlën “është fakt” që armë u gjetën në objektin e Manastirit të Banjskës dhe se informacionet e mëparshme kanë qenë “të sakta”.

“Fakti që gjetëm armë në Manastrit dhe u përdor si bazë ku terroristët do të shpërndanin aktivitetet e tyre, kjo na bën të besojmë se informacionet që kishim më parë janë të sakta. Kearns kishte të drejtë. Ne duhet të jemi të kujdesshëm. Ne jemi vend demokratik”, shtonte ai. Në dritë të kësaj, ministri shprehej prerazi se “po hetojmë përfshirjen e të mundshme të të gjithë njerëzve në këtë manastir”.

Pyetur se si ishin futur këto armë brenda manastirit “brenda një ditë?”, Sveçla shprehej se ende nuk mund të thotë se si ngjau e tëra, ngase ishte ende çështje hetimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat