Limaj i ashpër ndaj opozitës: Ose jeni hipokritë, ose nuk po dini

Aktuale

Limaj i ashpër ndaj opozitës: Ose jeni hipokritë, ose nuk po dini

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 22:39
Fatmir Limaj

Kryetari i NISMA-s Socialdemokrate Fatmir Limaj, kritika pos qeverisë ka pasur edhe për opozitën.

Limaj tha se opozita aktuale kosovare nuk ka një qëndrim të qartë rreth temave madhore për vendin.

“12 orë bëjnë debat në Parlament dhe thonë na e sjell draftin ta shohim, atë drafin që ishte. E bisedon në emër të draftit, të nesërmen shkojnë krejt debatin e vet e përmbysin në takim te Lajçaku për dy minuta. Disa e kemi parë, disa se kemi parë, çka po e kritikon Albinin pra?”, tha Limaj.

Ai pati edhe një mesazh për palën opozitare.

“Ose jeni hipokritë, ose nuk dini. Nuk jeni të gatshëm të udhëhiqni beteja”, iu drejtua Limaj opozitës kosovare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat