Gjoshi, PDK: Me këtë pushtet vetëm dy gjëra janë rritur, krimi i organizuar dhe varfëria e qytetarëve

Aktuale

Gjoshi, PDK: Me këtë pushtet vetëm dy gjëra janë rritur, krimi i organizuar dhe varfëria e qytetarëve

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 22:58
Betim Gjoshi

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi ka reaguar për ngjarjet e ditës së sotme ku në një rast u hodh bombë e në një tjetër ndodhi grabitje e armatosur.

“Në mëngjes hidhet bombë dore në treg, në mbrëmje banda të armatosura rëndë grabisin qytetarët e vendit. Rezultati, shumë qytetarë e disa policë të plagosur. Me këtë pushtet, vetëm dy gjëra janë rritur: Krimi i organizuar dhe varfëria e qytetarëve.

Asnjëherë më pak siguri nuk ka pasur në Kosovë, sepse asnjëherë më pak shteti nuk ka qenë prezent në jetën e përditshme”, shkroi Gjoshi në Facebook.

Tutje, ai shkroi se “I sanksionuar nga jashtë – i dështuar nga brenda: ky është rezultati i Albin Kurtit si Kryeministër, nën udhëheqjen e të cilit banditët kanë marrë zemër e po lulëzojnë. Të paaftë!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat