Deklaratat shqetësuese të Kurtit, Ramës dhe shefit të NATO-së për veriun e luftën me Serbinë

Aktuale

Deklaratat shqetësuese të Kurtit, Ramës dhe shefit të NATO-së për veriun e luftën me Serbinë

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 23:14
Milan Radoiçiq

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, kërkoi rritjen e pranisë së trupave ushtarake të KFOR-it në Kosovë, pasiqë vlerëson se kufiri mes Kosovës dhe Serbisë është jashtë kontrollit. Kerkesa e Ramës ëshë në një linjë me paralajmrimin e sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili në Prishtinë njoftoi se janë duke rishikuar që të këtë një rritje të përhershme të trupave të NATO-s në Ballkanin Perëndimor dhe në Kosovë.

E këto deklarata vijnë disa ditë pasiqë kryeministri Kurti ka paralajmëruar për riorganizim të struktuarave paramilitare me krye me Milan Radoijçiqin. Çfarë u tha?

Kryeministri Edi Rama, në konferencën e përbashkët për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, Kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, me Presidentin e Republikës së Kroacisë, Zoran Milanović, Kryeministrin e Republikës së Malit të Zi, Millojko Spajiç, foli për domosdoshmërinë e rritjes së numrit të forcave të NATO-s në Kosovë dhe domosdoshmërinë për të garantuar kufirin mes Kosovës dhe Serbisë.

Rame tha se kufiri mes Kosovës dhe Serbisë, faktikisht është jashtë kontrollit.

“Jam i keqardhur për faktin që pavarësisht thirrjeve të përsëritura për të shtuar në mënyrë të ndjeshme, jo vetëm vëmendjen, por edhe trupat, të cilat duhet të garantojnë stabilitet dhe paprekshmëri absolute të Kosovës, ka ndodhur një ngjarje tragjike, e cila duhet konsideruar një paralajmërim dhe jo një ngjarje sporadike dhe e cila duhet me çdo kusht të mos përsëritet më”, deklaroi Rama.

Theksova edhe sot në takim domosdoshmërinë e rritjes së numrit të forcave të NATO-s në Kosovë dhe domosdoshmërinë për të garantuar kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, i cili faktikisht është jashtë kontrollit dhe i cili është në shërbim të aktiviteteve ilegale të trafikut të armëve, të trafikut të drogës, të aktiviteteve të cilat pastaj ngatërrohen, siç e dimë të gjithë, edhe me aktivitetin politik me sfond ultra-nacionalist, që shkakton devijime të rënda, siç ishte devijimi në Banjskë ku humbi jetën në krye të detyrës një punonjës i policisë së Republikës së Kosovës dhe ku qartësisht doli në pah rrezikshmëria e lartë për destabilizim dhe për përshkallëzim të një konflikti, që siç e tha Sekretari i Përgjithshëm ka vetëm një vend për t’u trajtuar në tryezën e dialogut të ndërmjetësuar nga BE me Kosovës dhe Serbisë”, tha ai.

E, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se NATO-ja është e vetëdijshme për një rritje të tensioneve në Kosovë, edhe për kërcënimet për ndarje në Bosnjë e Hercegovinë.

“Ky rajon është shumë i rëndësishëm për NATO-n dhe ka arsyeje për brengosje. Shohim kërcënime për ndarje në Bosnjë e Hercegovinë, gjendje të brishtë të sigurisë në Kosovë dhe ngecje të bisedimeve mes Beogradit dhe Prishtinës. Shtete autoritare si Rusia po rrezikojnë integritetin demokratik me kërcënime kibernetike”, tha Stoltenberg në Shkup.

Tutje, Stoltenberg tha se gjatë takimeve në rajonin e Ballkanit e ka theksuar rëndësinë e zgjedhjes së dialogut dhe demokracisë para konfliktit dhe luftës.

“Kërkesat për ndarje e kërcënojnë paqen në Bosnjë, ndërsa dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit është thelbësor në rrugën e tyre drejt paqes dhe prosperitetit. Propozimet e fundit për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë mund të jetë hap me rëndësi përpara. Është koha që të kapërcehen konfliktet rajonale”, nënvizoi shefi i aleancës ushtarake veri-atlantike.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ditë me parë, në një postim në Facebook, ka paralajmëruar për një “riorganizim” të ri të në Rashkë të Serbisë, ngjashëm me lëvizjet paraprake që çuan në sulmin paramilitar e terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit. Ai ka thënë se kjo po bëhet me "me instruksione dhe mbështetje të shtetit të Serbisë."

“Të premten e 10 nëntorit, ai ka udhëhequr një takim me rreth 40 politikanë serbë e zyrtarë të komunave ilegale nga Kosova. Në mbledhjen e mbajtur në shtëpinë e kulturës në Rashkë, ai kishte pranë Svetllana Milladinov, zëvendësen e Petar Petkoviqit, koordinatorit të të ashtuquajturës zyrë të Serbisë për Kosovë.”, ka shkruar Kurti në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat