Gaxherri: LDK-ja po kthehet fuqishëm

Aktuale

Gaxherri: LDK-ja po kthehet fuqishëm

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 23:22
Besa Gaxherri

Anëtarja e Këshillit të Përgjithshëm në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), Besa Gaxherri vlerëson se numri i madh i pjesëmarrësve në Konventën e LDK-së të mbajtur të dielën e kaluar, “u dha shpresë se po kthehen në rrugë të mbarë”.

Siç theksoi Gaxherri, me ardhjen e Lumir Abdixhikut në krye të LDK-së, kjo parti “po kthehet” pas rezultatit të kishte pasur në zgjedhjet nacionale.

Sipas saj, Kosova ka nevojë për qeverisjen e LDK-së.

“LDK-ja po kthehet pas një rezultati më të dobëtin në historinë e saj që e kishte në zgjedhjet e kaluara nacionale. Pas marrjes së drejtimit të LDK-së nga Abdixhiku për 2 vite e gjysmë, është kthyer dhe po kthehet çdo ditë. Vetë Kuvendi i dhjetë i cili u mbajt të dielën e kaluar, ne vërtetë kemi shpresuar se kemi bërë punë dhe jemi në rrugë të mbarë, por ai Kuvend, pjesëmarrja, entuziazmi i njerëzve që ishin aty atë ditë, na dha shpresë ose na shpërbleu për punën të cilën e kemi bërë, dhe na dha me kuptu se jemi bashkë dhe po kthehemi në rrugë të mbarë. Po kthehemi për Kosovën, e cila ka shumë nevojë për qeverisjen e LDK-së”, deklaroi ajo.

Të dielën e kaluar, LDK-ja mbajti Kuvendin zgjedhor, me ç’rast kryetar u rizgjodh Lumir Abdixhiku edhe për një mandat tjetër 4-vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat