Haxhiu thirrje deputetëve ta themelojnë Komisionin Hetimor

Aktuale

Haxhiu thirrje deputetëve ta themelojnë Komisionin Hetimor

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 11:50
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës në seancën e sotme që ta votojnë Themelimin e Komisionit Hetimor.

Sipas Haxhiut, kësisoj edhe do të niseshin hetime, pas zjarrvënies në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Themeloni Komisionin Hetimor, mund t‘i ndihmoni Kosovës e IML, që veprimet që kanë ndodhur t’i zbardhim.

Ndonëse ka pasur përpjekje maksimale që të kthehet besimi i qytetarëve në IML, ka pasur problem. Kërkoj të votoni për komisionin hetimor, dhe të kthehemi në hetime”, tha Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat