Molliqaj tregon se çfarë diskutoi me Thaçin e Veselin në Hagë

Aktuale

Molliqaj tregon se çfarë diskutoi me Thaçin e Veselin në Hagë

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 18:56
Dardan Molliqaj

Në të kaluarën ishte njëri nga kundërshtarët politik më të ashpër të Hashim Thaçit e Kadri Veselit. Pothuajse me asnjë temë nuk pajtoheshin, gjithmonë gjendeshin në taborë të kundërt.

Bëhet fjalë për ish-sekretarin e VV-së, Dardan Molliqaj, tash kryetar i PSD-së.

Molliqaj rrëfeu pjesëza momentesh nga bashkëbisedimi në qendrën e paraburgimit në Hagë mes tij, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Ai tregoi se momentet e bisedat me ta ishin shumë të natyrshme e miqësore dhe se kësaj here për dallim nga e kaluara e kishin të qartë se “beteja e tyre ishte e përbashkët”.

Sipas tij ish-krerët e UÇK-së dhe ai i lanë anash dallimet politike dhe në vend të tyre zuri vend solidariteti.

“Takimi me thacin e Veselin ishte i natyrshëm, miqësor, i afërt shumë i përzemërt, prej të dy palëve, të paktën kështu e përjetova për vete. Për shkak se e kishim të qartë se në këtë betejë jemi si mishi me ashtin, nuk kishte tension, por kimia ishte në nivelin maksimal, që për këtë çështje PSD-ja, e kuptonin që ishim të përkushtum dhe çfarëdo dallimi politik, nuk ishte pjesë as e ndjenjës, sa ishte solidaritetit”, tha ai.

Kreu i PSD-së, tha se me ish-presidentin Thaçi i kanë ndarë shqetësimet e njëjta sa i përket dialogut Kosovë – Serbi.

“Me Thacin kemi fol shumë më shumë politikisht. Kemi nda shqetësime të njëjta për procesin e dialogut. Ne e mbështesim fuqishëm ripërcaktimin  e kufijve. Ndamë shqetësim që nuk ishte marrëveshja e duhur dhe rruga e duhur”, tha ai.

Molliqaj u shpreh se vizita në Hagë, i krijoi ndjenja të fuqishme emocionale aspak të zakonshme.

Ai thotë se ishte tejet e vështirë t’i shihje ish-komandantët e UÇK-së me rroba të burgut e duke marrë urdhra nga gardianët, sado korrekte që ishin ato.

“Për mu nuk ke e zakonshme, në aspektin emocional. Kam qenë në burg, e në luftë kam parë njerëz të vdekur. Ky përjetimi që ata janë në Hagë, është krejt ndryshe prej kur shkova. Atje u ballafaqova me të burgosur, deri atje ishte ideja që do shihesha me ish liderët e UÇK-së, liderë institucional. Ata ishin me rroba ndryshe.. Ishte situatë jo e këndshme me i pa në situata të tilla ku gardianët urdhërojnë tërë kohën… Ke inspiruese, s’kesh hiç rehat edhe kur dola, ideja që jashtë burgut ish Haga qytet i bukur. E shiheshe që pas murit ishin krerët e UCK-së”, tha ai.

Molliqaj po ashtu i kritikoi krerët e shtetit të Kosovës, presidenten Vjosa Osmani e kryeministrin Albin Kurti, të cilët sipas tij do gëzoheshin nëse Thaçi dhe të tjerët dënohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat