“Nëse do ia jepnim pjesën veriore Millosheviqit, luftë s’do kishte pasur”, Tomë Gashi ilustron “ndarjen” e Kosovës, nëse themelohet Asociacioni

Aktuale

“Nëse do ia jepnim pjesën veriore Millosheviqit, luftë s’do kishte pasur”, Tomë Gashi ilustron “ndarjen” e Kosovës, nëse themelohet Asociacioni

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 19:00
Tomë Gashi

Në “FIVE” ku po po flitej për kompetencat që mund të ketë Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe dhe rrezikun që mund t’ia sjellë shtetësisë së Kosovës nga themelimi i tij, avokati Tomë Gashi e ka ilustruar me një letër “ndarjen” e Kosovës.

Teksa po e ilustronte “ndarjen” me një letër, në rast të themelimit të Asociacionit (me kompetenca ekzekutive), Gashi theksoi se nëse Sllobodan Milosheviqit do t’i “jepej prej Ibrit e lartë, pjesa veriore luftë nuk do të kishe pasur”.

“Nëse e na  këtë Kosovë edhe veç nëse mënyrë figurative i japin Serbisë (shkëput një copë të vogël nga letra tij), normal që Serbia fiton. Se na po humbim diçka prej Kosovës…

Tepër shumë po i japin Serbisë se Serbisë nuk duhet më i dhanë bash kurgjo hiç (shkëput një copë më të madhe të letrës). Nëse ne ia japim përafërsisht 20 për qind të territorit, atëherë s’ka pas nevojë me pas luftë hiç. Sepse Millosheciqi para lufte deklaronte që mund të gjindet një zgjidhje që Kosovën e bo më Shqipërinë, deklaratat kanë qenë janë përsërit me vjet e vjet që nuk ka probleme me shqiptarët e Shqipërisë, po me shqiptarët e Kosovës. Edhe tentativa për me u nda si tavolinën tanë përgjysmë me siguri nëse do i jepej prej Ibrit e lartë, pjesa veriore luftë nuk do të kishe pasur. Po a ka kuptim që na tash faktikisht me proklamu që Serbisë t’i jepet diçka, Kosova është shtet në veri. Serbia na ka neve borxh e neve ne si kemi borxh”, ka thënë Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat