Nushi: Ripërcaktimi i kufijve do të hapte mundësinë e bashkimit me Shqipërinë

Aktuale

Nushi: Ripërcaktimi i kufijve do të hapte mundësinë e bashkimit me Shqipërinë

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 23:44
Nol Nushi

Zyrtari i Partisë Socialdemokrate Nol Nushi ka rikonfirmuar qëndrimin e PSD-së për bashkim me Shqipërinë.

Ai tha që ripërcaktimi i kufijve do të hapte mundësinë e bashkimit me Shqipërinë  ku qytetarët do të shprehnin vullnetin e tyre politik.

Sipas tij me ripërcaktimin e kufijve do të binte pakoja e Ahtisarit dhe do të bëhet një marrëveshje me Serbinë ku do të mund të vinte në pyetje edhe bashkimi me Shqipërinë.

“Kur të bëhet Asociacioni më shumë kanë me njoftë shtetet atë se Kosovën. Kina ka me e njoftë Asociacionin por jo Kosovën”, tha Nushi në Gallatë.

Kështu sipas tij ky Asociacioni ka me u lidhë me shtete që se njohin Kosovën dhe ka me e sfidu shtetësinë e Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat