Haziri: Marrëveshja Kurti-Vuçiq e 28 shkurtit është më e keqja që i ka ndodhur Kosovës

Aktuale

Haziri: Marrëveshja Kurti-Vuçiq e 28 shkurtit është më e keqja që i ka ndodhur Kosovës

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 05:55
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka theksuar se marrëveshja Kurti-Vuçiq e 28 shkurtit është marrëveshja më e keqe që i ka ndodhur Kosovës.

Ai ka theksuar se Kurti ia ka humbur vendit mundësinë e artë për përmbylljen e marrëveshjes.

Haziri ka thënë se Kurti e ka pranuar draftin e statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Ai ka theksuar  se dokumenti i draft-statutit ka probleme serioze.

Haziri tha se Kurti po kërkon nënshkrim formal të marrëveshjes, por sipas tij asnjëherë nuk ka pasur nënshkrim.  Sipas tij, Kurti po bënë blof.

“Ky është blofi i kockarit që luan ‘black jack’. Tani a i ka letrat ne dorë apo jo kurrkush nuk e din. Ai me neve nuk e ka ndarë.”, tha ai.

“Unë nuk jam njëri prej atyre qw dua t’i shkaktoj popullit frikë Kurti i ka ndërtuar kauzat e tij duke sjelë frikë. Ai ka thënë se decentralizimi është ndarje. Kurti ka thënë se negociatat e Vjenës do ta lënë Kosovën pa shtetësi dhe pavarësia ka ndodhur.draft dokumenti është i keq se vjen nga një marrëveshje e keqe. Dokumentiu është në fazën e komentimeve.”, tha Haziri.

Sipas tij, Kurti është ende në delirin e fitores së zgjedhjeve.

“Mendon Kurti që nuk ka opozitë. Ai është ende në delirin e 14 shkurtit. >Kjo ¨shtë ajo që Kurti ka shkaktu pritje të mëdha tek qytetarët që do t’i përkthehet në dëshprim heret apo vonë. Ka shkaktuar pritje tek faktorët ndërkombëtar duke i krijuar besim që po ndryshon dhe ky ndryshim nuk e ka mbërri ende pikën që ata besojnë. Vet emri i organizatës politike që zoti Kurti e ka, që është e kundërta e negociatave.”, tha ai në DPT te Fidani.

Sipas tij, ajo që duhet ta kuptojmë është se Kurti ka ndryshuar në metoda por jo në qëllim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat