Ministrja e Jashtme belge sot do të vizitojë Kosovën

Aktuale

Ministrja e Jashtme belge sot do të vizitojë Kosovën

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 07:20
Hadja Lahbib

Ministrja e Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane, Tregtisë së Jashtme dhe Institucioneve Federale të Kulturës të Belgjikës, Hadja Lahbib sot do ta vizitojë Kosovën.

Në njoftimin e ministrisë bëhet e ditur se ajo do të pritet nga Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Njoftimi:

Të dy homologet do të zhvillojnë një takim dypalësh në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ku edhe do të mbajnë konferencën e përbashkët për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat