Ibishi: Serbia i koncentroi forcat në lindje të Kosovës për të bërë presion

Aktuale

Ibishi: Serbia i koncentroi forcat në lindje të Kosovës për të bërë presion

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 08:48
Nuredin Ibishi

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, ka deklaruar se Serbia i ka koncentruar forcat e armatosura në lindje të Kosovës, me qëllim që sipas tij, të bëhet presion edhe ndaj shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Ai ka deklaruar të enjten në “Konfront”  se presioni nëpërmjet ushtrisë po bëhet “si fushatë e re e pastrimit etnik”.

“Koncentrimi i forcave është në pjesën e lindjes së Kosovës, në Preshevë e Bujanoc…Kjo ka për qëllim atë që (Aleksandar) Vuçiqi po e thotë se po bëhet presion ndaj serbëve. Qëllimi me koncentrim të forcave në pjesët e banuara është që të bëhet presion edhe me pasivizimin e adresave të vendbanimit. Kjo po tentohet të bëhet një fushatë e re e pastrimit etnik”, ka thënë Ibishi.

Sipas tij, vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s në Kosovë, Jens Stoltenberg, ishte e planifikuar, por në momentin kur situata është e tensionuar.

“Kjo vizitë është më se e domosdoshme edhe takur kemi ardhur në aktin terrorist kur ndodhi, e edhe paralajmërimet me afrimin në afërsi të kufirit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat