Nushi: Për opozitën, Kurti do të qëndrojë edhe 20 vjet në pushtet

Aktuale

Nushi: Për opozitën, Kurti do të qëndrojë edhe 20 vjet në pushtet

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 10:09
Nol Nushi

Anëtari I PSD-së, Nol Nushi beson që kryeministri Abin Kurti do të fitojë edhe një mandate Qeverisës.

Nushi Beson se Kurti do të jetë Kryeministër edhe në mandatin tjetër fal punës së dobët të opozitës parlamentare.

“Për opozitën tonë parlamentare, Kurti le ta nënshkruan edhe 20 vjet- deri të lodhet vetë ka me nejtë në pushtet”, ka thënë Nushi.

Sipas tij, Kosovës i duhet një opozitë e fortë për me ndërruar pushteti.

“Kurti besojë që ka me marrë mandatin e ardhshëm dhe po punojmë që të jemi opozita e atij mandati të ardhshëm”, ka thënë Nushi.

Nushi në fund ka edhe një mesazh për opozitën parlamentare.

“Opozita nuk kanë nevojë me u ndijë në marre prej Kurtit, se nuk është as ai më i mirë se këta, as nuk mundet me u mbajt ligjërata për asgjë. Është një njeri i thjeshtë i cili ka mashtruar më së shumti njerëz në Kosovë”, ka thënë Nushi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat