Deputeti i VV-së i fton kryetarët e komunave t’i paraqesin kërkesat buxhetore, u premton se do t’i përkrahë

Aktuale

Deputeti i VV-së i fton kryetarët e komunave t’i paraqesin kërkesat buxhetore, u premton se do t’i përkrahë

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 10:35
Eman Rrahmani

Deputeti i LVV-së, Eman Rrahmani, u ka bërë thirrje kryetarëve të komunave dhe organizatave të tjera buxhetore që “që deri me datë 27 nëntor, ditë e hënë të dërgojnë kërkesat e tyre buxhetore për nevojat dhe projektet shtesë duke dhënë arsyetimet për kërkesat e bëra”.

Rrahmani theksoi se do t’i përkrahë kërkesat e tyre nëse janë të arsyeshme dhe nëse ka mundësi buxhetore.

“Si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe anëtar i Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transefere ju siguroj që do ta mbështes secilën kërkesë që është e arsyeshme si për nga nevoja ashtu edhe për nga mundësitë buxhetore”, tha ai.

Tutje ai tha se këtë të drejtë duhet ta shfrytëzojnë të gjitha komunat pa marrë parasysh se nga cilat subjekte udhëhiqen.

“Ftoj që ta shfrytëzojnë këtë mundësi të gjitha komunat pa marrë parasysh se cilat subjekte qeverisin, si dhe organizatat tjera buxhetore që deri ditën e hënë të dërgojnë kërkesat e tyre në Kuvendin e Kosovës, drejtuar  Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat