Pjetër Shala kërkon që të diskutojë në seancë private

Aktuale

Pjetër Shala kërkon që të diskutojë në seancë private

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 11:14
Foto ilustrim

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë i akuzuari Pjetër Shala kërkoi që të kalohet në seancë private për publikun.

Kjo kërkesë e Pjetër Shalës erdhi pasi kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt-Foglia i tha atij se të konsultohet me mbrojtjen e tij në mënyrë që të vendoset se si dëshiron ai që ta ndjekë gjykimin e tij.

Pas kësaj, gjyqtarja Veldt-Foglia kaloi fjalën tek i akuzuari Pjetër Shala i cili tha se dëshiron që të flasë në seancë private.

Gjatë seancës së djeshme kryetarja e trupit gjykues,  Veldt-Foglia i tha Pjetër Shalës se nëse vepron në mënyrë të papërshtatshme do të iu ndërpritet video-lidhja dhe do ta ndjekë këtë proces gjyqësor prej një vendi tjetër ku nuk mund të komunikojë me trupin gjykues.

“Ju lutem merrni parasysh këtë që thash dhe kujdes me gjuhën që përdorni”, tha Mappie Veldt-Foglia.

Përpara shkëputjes së shkurtë të pushimit dhe pasi seanca ishte në sesion publik, gjyqtarja Mappie Veldt Foglia tha se Pjetër Shala u largua nga ambienti ku ishte me video-lidhje, por që nuk dihet se çfarë ka ndodhur në sesion privat mes të akuzuarit dhe palëve të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat