Dugolli e quan shkelje të të drejtave të njeriut, vendimin për “izolimin” e ish-krerëve të UÇK-së

Aktuale

Dugolli e quan shkelje të të drejtave të njeriut, vendimin për “izolimin” e ish-krerëve të UÇK-së

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 16:41
Enver Dugolli

Edhe deputeti i VV-së, Enver Dugolli ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Specializuara për pezullimin e vizitave dhe të gjitha komunikimeve të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Dugolli e ka quajtur këtë vendim shkelje të të drejtave të njeriut,

Sipas tij ka burgje në botë ku kanë të drejtë t’i regjistrojnë e përgjojnë komunikimet me jashtë, por assesi ta ndalojnë komunikimin.

Në lidhje me zhvillimet e fundit në Gjykatën Speciale, Kryeministri me vend sot e quajti vendimin e djeshëm të kësaj Gjykate si zhvillim negativ. Ai vendim është shkelje e të drejtave të njeriut. Ka burgje nëpër botë ku kanë të drejtë t’i regjistrojnë e përgjojnë komunikimet me jashtë, por assesi ta ndalojnë komunikimin.

Kjo masë më përkujton diçka tjetër nga e kaluara, prandaj edhe pse shihet qartazi qe Zyra e Prokurorit të Specializuar është në panik, nuk do duhej assesi të lejohet shkelja e të drejtave të njeriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat