Kryeministri Kurti mori pjesë në eventin e organizuar në kuadër të Programit të Ballkanistikës

Aktuale

Kryeministri Kurti mori pjesë në eventin e organizuar në kuadër të Programit të Ballkanistikës

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 00:05
Albin Kurti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ngjarjen e organizuar në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Prishtinës, në kuadër të Programit të Ballkanistikës.

Ai shprehu kënaqësinë e tij të jetë mes studentëve nga Kosova, Shqipëria, Bullgaria, Çekia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Polonia dhe Turqia. ‘’Në këtë mbledhje të larmishme, ne njohim rëndësinë e edukimit në nxitjen e një kuptimi më të thellë të botës dhe njëri-tjetrit.’’ tha Kryeministri Kurti.

Më tej në fjalën e tij, ai shtoi se ‘’Në një vend dhe rajon me afërsi fizike, ndarjet tona janë ruajtur nga barrierat që mbajmë përmes të folurit tonë, të cilat më pas bëhen barriera për aspekte të tjera të kulturës, barriera të cilat Programi i Ballkanistikës do t'i thyejë.”

Kryeministri Kurti theksoi se ka ardhur koha që ne të krijojmë lidhje të ngjashme me fqinjët tanë, si në terma të mirëfilltë ashtu edhe në lidhje me vendet me të cilat ndajmë këtë rajon. Ky program e të diplomuarit nga ai, le të shërbejë si gurë themeli, jo vetëm duke formuar një Kosovë dhe rajon thellësisht të bashkuar, por edhe duke ndikuar në konvergjencën dhe shfaqjen e rrymave të reja kulturore, politike dhe ekonomike.

Ai e përmbylli fjalën e tij duke falenderuar të gjithë ata që kontribuojnë në forcimin e Kosovës multietnike, multikulturore, shumëgjuhëshe, të bazuar në Kushtetutën tonë, si dhe theksoi angazhimin e Qeverisë përmes dhe Zyrës për Çështje të Komuniteteve në kuadër të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, që këtë vit ka mbështetur këtë program, duke ofruar bursa posaçërisht për studentët e komuniteteve jo-shumicë. 

“Qeveria jonë beson fuqishëm se arsimi shërben si një katalizator për transformimin e shoqërisë, komuniteteve dhe individëve. Ne jo vetëm që kemi siguruar qasje falas në arsimin e lartë, por kemi zgjeruar gjithashtu fushëveprimin e bursave, duke përfshirë mundësi të dedikuara për studentët nga komunitetet joshumicë në të gjitha programet e studimit. Vetëm muajin e kaluar, ne krijuam kornizën ligjore për validimin e diplomave nga të gjitha shkollat e mesme në Kosovë, duke u mundësuar studentëve që kanë studiuar në gjuhën serbe këtu, që për herë të parë të aplikojnë në universitetet tona publike.” tha Kryeministri Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat